Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një thesar në Vjenë mban ndoshta të vetmen kurorë të mbijetuar të mbretërve bullgarë

Foto: Magdalena Gigova

Kushdo që viziton Тhesarin e Habsburgëve në Vjenë do të shohë kurorën e Ishtvan (Stefan) Boçkaj, për të cilën disa studiues gjejnë argumente se ajo i përkiste sundimtarëve bullgarë të Mbretërisë së Dytë.

Sipas studiuesve, kurora është bërë në Persi, peshon 1,88 kg dhe është 23,5 cm e lartë. Është e zbukuruar me gurë të çmuar, të prerë në mënyrë shumë primitive. Mbi të është vendosur një gur i gjelbër (ndoshta smerald jo shumë i përpunuar). Perlat janë të renditura në vija radiale. Baza e kurorës është gjithashtu prej dy rreshtash me perla. Në pjesën e përparme është vendosur një kryq që dallohet me vështirësi dhe sipas vëzhgimeve të një hungarezi që u vendos të jetonte në Sofje, kurora e carit bullgar Ivan Shishman nuk u zhduk pa lënë gjurmë. Argumentet e tij mbështeten edhe nga historianët, pasi në kohën e skllavërisë së pjesshme turke 150-vjeçare të Hungarisë, Ishtvan Boçkaj sundonte Principatën e Transilvanisë (Hungaria Lindore). Në vitin 1605, ai u shpërblye nga sulltani turk Ahmed I me kurorën e Mbretit Ivan Shishman, sundimtarit të fundit të mbretërisë së dytë bullgare. Ajo njihet si "kurora Boçkaj". Në fakt, Transilvania ishte një ish territor bullgar deri në themelimin e shtetit hungarez.

Supozohet se kurora e Ivan Shishmanit është e njëjta që mbreti Kallojan mori në 1204 nga Papa i Romës. Një afresk i shekullit të 14-të nga manastiri në fshatin Lesnovo tregon Mbretin Stefan Dushan me pothuajse të njëjtën kurorë.

Përpilues: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shenjtëria e tij Patriarku Bullgar Neofit u largua nga ne

Pas një sëmundjeje të gjatë, në moshën 78-vjeçare u largua nga ne Shenjtëria e Tij Patriarku Bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Neofit. Pak para mesnatës, më 13 mars, në një deklaratë zyrtare, Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare njoftoi se..

botuar më 24-03-14 9.22.PD
Bullgarët e Banatit nga fshati Bërdarski Geran

Bullgarët e Banatit pak të njohur në Bullgari

Në praktikë, ata janë mes nesh dhe është e vështirë t'i dallojmë nga të gjithë bullgarët e tjerë, sepse zotërojnë shkëlqyeshëm bullgarishten letrare dhe përshtaten në mënyrë të përkryer në shoqërinë tonë, madje edhe emrat e tyre nuk tingëllojnë..

botuar më 24-03-12 7.20.PD

“Ti je e mahnitshme” – na thotë një pasqyrë antike

Një vitrinë me pasqyra të vogla ritualesh është pjesë e një ekspozite kushtuar temës së bukurisë femërore në antikitet, të paraqitur në Muzeun Arkeologjik të qytetit të Burgasit. Ekspozita titullohet "Tekat përmes antikitetit. Shiko pasqyrën" dhe..

botuar më 24-03-10 8.05.PD