Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

MPJ: Nuk ka të dhëna për bullgarë të lënduar nga tërmeti në Turqi

Foto: BGNES

Në këtë fazë nuk ka raportime për shtetas bullgarë të lënduar nga tërmeti në Turqi, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Sipas informacioneve nga komuniteti i mërgimtarëve në zonën e fatkeqësisë, bullgari me shtetësi të dyfishtë me banim në qytetin e Iskenderunit, i cili rezulton i zhdukur prej ditës së djeshme, nuk është gjetur ende.

“Në vendngjarje kanë shkuar familjarët e tij dhe konsullata është në kontakt me ta. Ata shpresojnë se ka mundësi që njeriu të jetë i gjallë. Janë një numër personash që janë nxjerrë nga rrënojat e atij pallati atje dhe të cilët janë në spital. Një pjesë e tyre nuk janë identifikuar me emër dhe shpresa është që ai të jetë në mesin e këtyre personave të paidentifikuar që janë në spital", tha në një konferencë Ministri i Punëve të Jashtme Nikollaj Millkov.

Më shumë nga rubrika

Pas tensionit në sallë, seanca e parlamentit u pezullua

Seanca e Kuvendit Popullor më 1 qershor nisi me tension, ofendime dhe përplasje fizike para foltores. Ndërhyrja e kuestorëve ishte e nevojshme. Mbledhja u ndërpre për pushim. Përshkallëzimi nisi me leximin e deklaratave parlamentare. “Vëzrazhdane” i..

botuar më 23-06-01 12.04.MD

Me një video fjalim presidenti hapi Kongresin e FIDE-së në Sofje

Për më shumë se 60 vjet, organizata juaj hulumton dhe promovon zhvillimin e së drejtës së BE-së, duke bashkuar perspektivat e praktikuesve juridikë, akademikëve dhe përfaqësuesve të institucioneve evropiane. Këtë e tha presidenti Rumen Radev në një..

botuar më 23-06-01 11.27.PD
Nikollaj Denkov

Vazhdojnë negociatat mes PP-DB dhe GERB për një kabinet koalicioni

Sa i përket kabinetit - negociatat vazhdojnë. Ka përparim, derisa të arrihet gjithçka, nuk do të diskutoj për përbërjen, tha në parlament kandidati i “Po е vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike” (PP-DB) për kryeministër Nikollaj Denkov...

botuar më 23-06-01 10.20.PD