Beteja tani është për njerëzit e mbijetuar, që janë nën rrënoja. Ekipe shpëtimi nga e gjithë bota po mbërrijnë në Turqi dhe Siri për të ndihmuar në kërkimin e njerëzve. Deri më tani, më shumë se 8000 njerëz janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat. Në operacionet e shpëtimit tashmë po marrin pjesë edhe ekipet e shpëtimit nga Bullgaria, të cilët kanë punuar edhe gjatë natës. Kështu e bëri të ditur e dërguara e Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) në Turqi, Ajshe Sali.
Udhërrëfyesi turistik Ilhan Karabulut tregoi para Radios Kombëtare Bullgare (BNR) për situatën në rrethin turk të Kahramanmarash. Sipas fjalëve të tij, rrugët janë të ndërprera në pjesët më të larta të rajonit. Sidomos në vendbanimet malore rrugët janë shembur si pasojë e tërmetit, por sot tashmë po i afrohen me helikopterë, të cilët do të japin ndihmën në vend. Sipas tij, autoritetet janë kujdesur për evakuimin e të sëmurëve të rëndë me rrugë ajrore.Gjykata e Apelit e Sofjes i la në paraburgim të përhershëm ish-drejtoreshën e Agjencisë Doganore Petja Bankova dhe biznesmenin Stefan Dimitrov. Vendimi nuk mund të apelohet. Sipas arsyeve të gjyqtarëve, ekziston supozimi i bazuar se të dy janë..
Kuvendi Popullor miratoi Strategjinë Kombëtare të Shëndetit deri në vitin 2030. Dokumenti përcakton tri qëllime kryesore: përmirësimin e qëndrueshëm të shëndetit dhe mjedisit; garantimin e sigurisë shëndetësore dhe reduktimin e pabarazive; menaxhim..
BSP do t'i dërgojë Komisionit Kundër Korrupsionit, Prokurorisë bullgare dhe asaj evropiane raportin parlamentar për kontratën e transportimit të gazit me kompaninë shtetërore energjetike turke "Botash", njoftoi kryetarja e partisë Kornelija Ninova...
Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës në..
Shoqata Ukrainase e Përpunuesve të Qumështit synon të dyfishojë importin e lëndëve të para të saj në tregun bullgar. Kjo u bë e qartë në takimin e parë..
Pas 4 vitesh hetime, Prokuroria e Qytetit të Sofjes dorëzoi në gjykatë aktakuzën kundër Vasill Bozhkovit, i njohur si bos i lojërave të fatit, dhe 9..