Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgari Kirill Millov është i pari në botë në mundje në kategorinë 97 kg

Kirill Millov
Foto: bul-wrestling.org

Mundësi ynë kombëtar Kirill Millov kryeson për herë të parë renditjen botërore të stilit klasik, në kategorinë 97 kg, me një aktiv prej 50 mijë pikësh. Mundësit bullgarë në stilin klasik janë aktualisht në kampin në Poreç (Kroaci), dhe ata do të trajnojnë aty deri më 18 shkurt. Pas kësaj, ekipi i udhëhequr nga Bratan Cenov do të përgatitet për turneun tjetër të vlerësimit – “Ibrahim Mustafa” në Aleksandri (Egjipt) nga 23 deri më 26 shkurt.

Në vitin 2022, Millov ishte kampion i Evropës dhe i dyti në botë, ndërsa në Zagreb triumfoi me titullin Grand Prix, pas pesë fitoreve bindëse.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Motrat Stoevi do të luajnë në çerekfinalet në Mülheim

Stefani Stoeva dhe Gabriella Stoeva u kualifikuan në çerekfinalet e turneut të fortë të badmintonit të serisë "World Tour Super 300" në Mülheim (Gjermani). Gara, me një fond çmimesh prej 210 000 dollarësh, është gjithashtu një kualifikim për Lojërat..

botuar më 24-03-01 12.24.MD
Emma Nejkova

Emma Nejkova u bë kampione evropiane në skermë, pavarësisht një dëmtimi

18-vjeçarja Emma Nejkova fitoi medaljen e artë në skermë në Kampionatin Evropian të Skermës për të rinj dhe vajza në Napoli pak ditë më parë. Në garë morën pjesë 70 garuese nga 21 vende. Vajza tregoi për gazetën “Telegraf” se e ka fituar medaljen e..

botuar më 24-02-28 6.18.MD
Stanimir Bellomëzhev

Medalje argjendi për Bullgarinë nga Kupa Botërore e Orientimit të Skive

Bullgari Stanimir Bellomëzhev fitoi një medalje argjendi në vrapimin e Kupës Botërore të Orientimit të Skive në Haanja (Estoni). Bellomëzhev, i cili është dy herë kampion bote në këtë garë, ishte 9 sekonda pas fituesit Niklas Ekstrom (Finlandë),..

botuar më 24-02-23 7.01.MD