Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pothuajse nuk ka vende të lira në vendpushimet dimërore

Foto: borovets-bg.com

Regjistrimet në turizëm që nga fillimi i vitit janë më shumë në krahasim me vitin e mëparshëm, njoftoi ministri teknik i turizmit Ilin Dimitrov në një diskutim në Varna. Në mesin e turistëve të huaj që duan të pushojnë në vendin tonë, më shumë janë ata nga Gjermania, Rumania dhe Izraeli. Ministri shtoi se për momentin nuk ka pothuajse asnjë shtrat të lirë në resortet dimërore. “Suksesi ynë i madh është që arritëm të mbajmë 450 mijë bullgarë më shumë se në vitin para Covid-19 për të pushuar në vend”, theksoi ai.

Ilin Dimitrov tha gjithashtu se ka ende shuma të papaguara në kuadër të programit për strehimin e refugjatëve ukrainas, por pritet një revizion përfundimtar në mënyrë që të mos dëmtohen hotelierët.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bujtinat buzë liqenit, vendpushimet spa dhe fshatrat etnografikë janë hit gjatë pushimeve

Këtë vit kërkimi i ofertave për Krishtlindje dhe Vitin e Ri ka nisur që nga fundi i gushtit, me preferenca të drejtuara më së shumti në bujtinat pranë vendpushimeve tona malore. "Dhjetë vjet më parë, ishte krejt normale që bullgarët të merrnin shtëpi..

botuar më 23-12-17 12.05.MD

Zgjodhën kalanë Oveç dhe Pllajën e Provadias si vend turistik të vitit

Turizmi ynë është pjesë e politikës së jashtme bullgare. Çdo vit ju jepni fytyrën e vendit para miliona evropianëve dhe keni një meritë të konsiderueshme për sukseset e Bullgarisë. Kështu tha kryeministri Nikollaj Denkov në një video fjalim..

botuar më 23-12-15 10.47.PD

Më 15 dhe 16 dhjetor hapet sezoni dimëror në pushimoret malore

Hapja zyrtare e sezonit të skijimit në pushimoren Pamporovo do të bëhet më 15 dhjetor, njofton uebfaqja “Pamporovo Ski”. Në ditën e hapjes, biletat e teleferikëve do të jenë me çmim promocional. Tashmë ka borë të mjaftueshme në majën Snezhanka dhe në..

botuar më 23-12-14 12.22.MD