Prodhimi bujqësor me vlerë mbi 17 milionë euro gjendet në magazina në rrethin e Silistrës, për shkak të çmimeve të ulëta të blerjes, njoftoi BTA. Nga njëra anë, çmimet e plehrave dhe preparateve të autorizuara nga BE-ja për përdorim janë shumë të larta, nga ana tjetër, importi i pakontrolluar i produkteve bujqësore të lira nga Ukraina e bën prodhimin bullgar të pashitshëm.
Nga shtatori, çmimi i grurit ka rënë për 50 euro për ton, ndërsa aktualisht çmimi i grurit bullgar është rreth 250 euro për ton, që është dukshëm më i ulët se çmimi i tij i kostos. Për t'i lënë vend prodhimit të ri, një pjesë e madhe e fermerëve do të duhet të shesin me çmim të ulët. Shumë prej tyre do të detyrohen të marrin kredi për të siguruar burime financiare për fushatën e re. Kjo në mënyrë të pashmangshme do të çojë në falimentime në industri midis fermerëve më të vegjël. Sipas përfaqësuesve të industrisë, situata është e njëjtë në Rumani. Prandaj, përfaqësues të sektorit nga të dy vendet propozojnë që prodhimi përgjatë korridoreve të solidaritetit të kalojë nëpër vendet anëtare të BE-së pa mbetur në tregun evropian. Për këtë problem jo një herë ka sinjalizuar edhe ministri i bujqësisë Javor Geçev, i cili ka kërkuar zgjidhjen e problemit në nivel evropian.Mesatarisht, karburantet me pakicë në Bullgari janë rritur me 10 stotinka për naftën dhe 4 stotinka për benzinën gjatë muajit të fundit. "Çmimet janë plotësisht adekuate. Ato janë të lidhura me atë që po ndodh në tregjet ndërkombëtare të produkteve të..
Terminali i gazit të lëngshëm në Aleksandropolis - Greqi do të hyjë zyrtarisht në funksionim tregtar më 1 maj. Kjo u bë e qartë në mbledhjen e Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit, ku u diskutua për çmimet e gazit natyror në Bullgari nga..
Rritja e çmimit të shërbimeve celulare me normën e inflacionit vjetor, e cila u njoftua në mesin e janarit, erdhi si një dush i akullt për një numër të madh përdoruesish të prekur. Arsyeja është se ky është një tjetër element i inflacionit në rritje të..
Anëtarësimi në eurozonë më vonë në vitin 2025 është një prej skenarëve dhe në këtë fazë më i mundshmi. Kështu ka deklaruar guvernatori i Bankës..
Në vitin 2023, përqindja e të rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë nën moshën 29 vjeç ishte 13.8 për qind krahasuar me 15.1 për qind një vit më parë. Në..