Tre punonjës të Europolit janë dërguar në Bullgari për të hetuar tragjedinë me 18 emigrantët e vdekur të gjetur në një kamion pranë fshatit Llokorsko të Sofjes, bënë të ditur burimet e Komisionit Evropian. Dy oficerë janë dërguar në ndihmë të policisë kufitare dhe një analist në Drejtorinë e Përgjithshme për Luftimin e Krimit të Organizuar. Menjëherë pas incidentit, autoritetet bullgare iu drejtuan Europolit për ndihmë, shtuan burimet e BNR.
Sipas zëdhënëses Anita Hiper, ky rast nuk do të ndikojë në qëndrimin e Komisionit për hyrjen e Bullgarisë në Shengen. "Sfidat e migracionit janë të përbashkëta për të gjithë BE-në," tha ajo.
Ndërkaq, në Greqi u arrestua i kërkuari për vdekjen e 18 emigrantëve – Valentin Hristov, raportoi BNT. Ai u ndalua në afërsi të kufirit midis Turqisë dhe Greqisë, në rrugën midis Aleksandropolis dhe pikës kufitare "Kapiten Petko Voivoda". Hristov do të ekstradohet në vendin tonë, me kërkesë të prokurorisë bullgare, brenda dy muajsh. Deri atëherë ai do të qëndrojë në një burg grek.Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u përcaktuan me short numrat në fletën e votimit mes partive dhe koalicioneve të regjistruara për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Në mesin e formacioneve të përfaqësuara..
Ministri i Turizmit Evtim Milloshev u takua me mediat kryesore japoneze Fuji TV dhe Kanagawa TV. Ai ka ftuar ekipe të dy stacioneve televizive të vizitojnë Bullgarinë për të xhiruar filma për vendin tonë, përmes të cilëve ata mund t'i tregojnë..
Në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv, u hap Panairi i 78-të Ndërkombëtar Teknik. Gati 231 kompani - prodhues të drejtpërdrejtë dhe përfaqësues të shitjeve nga 25 vende - po marrin pjesë në forum, i cili do të zgjasë deri më 28..
Bullgaria fitoi tre medalje ari dhe një argjendi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, e cila u mbajt në Ohër. Medalje të artë kanë Daniell..
Një ekip i Operatorit Shtetëror të Aviacionit është gati të fluturojë për në Liban menjëherë sapo të ketë dritë jeshile për evakuimin me faza të..
Ditën e martë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në rajonet verilindore dhe në Detin e Zi vranësirat do të jenë të..