Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Big Bеndi i Radios Kombëtare Bullgare surprizon me muzikën filmike të Millço Leviev në një aranzhim të ri

Foto: BNR

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare(BNR) me dirigjent Antoni Donçev do të nderojë me një koncert special sonte më 23 shkurt një nga muzikantët më të rëndësishëm të xhazit bullgar - Millço Leviev. Ngjarja kushtuar 85 vjetorit të lindjes së Millço Leviev do të mbahet në Studion e Parë të Radios, nga ku filloi karriera e tij yjore. Në periudhën e viteve 1962 - 1966, ai ishte dirigjent i Big Bend-it të BNR-së.

I lindur në vitin 1937 në Plovdiv, Millço Leviev vlerësohet shumë si kompozitor, aranzhues, ekzekutues (pianist dhe dirigjent), pedagog i muzikës klasike dhe xhaz. Ai punoi me disa nga emrat më të mëdhenj botërorë të xhazit, më aktivisht me Don Ellis në periudhën e viteve 1970 - 1977. Biografia e Millço Leviev është plot suksese, çmime dhe mirënjohje për aktivitetet e tij muzikore brenda dhe jashtë vendit.

Një vend të shquar në krijimtarinë e Millço Leviev zënë kompozimet e tij në fushën e muzikës filmike. Sonte në studion e parë të BNR-së do të ekzekutohet muzika e Millço Leviev, e shkruar në vitet 60-të të shekullit të kaluar për filma emblematikë bullgarë. Aranzhimet e reja u krijuan posaçërisht për këtë koncert nga Vasill Spasov - një përfaqësues domethënës i gjeneratës së re në skenën bashkëkohore bullgare të xhazit, i cili u specializua në muzikën e pianos dhe filmit në Kolegjin e Muzikës Berklee në Boston. Programi përfshin vepra të pa publikuara deri më tani si “I vetmuar”, temë nga filmi “Mesdita e nxehtë”), “Dielli i vjeshtës” nga filmi me të njëjtin titull, “Devijim” nga filmi me të njëjtin titull.

E ftuara speciale në koncert është këngëtarja e xhazit Viki Almazidu - partnere krijuese dhe jetësore e Millço Leviev.

Redaktor: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Fjalë pa gënjeshtra” – një këngë nga albumi i fundit “Puzzle” i formacionit B.T.R.

Një nga grupet më të njohura dhe më të dashura të rokut bullgar – B.T.R., gjatë vitit 2024 shënon 30 vjetorin e tij. Muzikantët e festuan këtë përvjetor në fund të vitit të kaluar me një koncert të madh, i cili u prit me shumë interes nga publiku. Në..

botuar më 24-03-06 7.50.PD

"Më jep dashuri" mbledh në një duet Hristijana Dankova dhe Kristijan Jankullov

Dy interpretues të rinj, por tashmë të njohur - Hristijana Dankova dhe Kristijan Jankullov - prezantojnë këngën e tyre të parë të përbashkët "Më jep dashuri". Kjo baladë e bukur pop i kushtohet dashurisë,të cilën sot rrallë e gjejmë në formën e..

botuar më 24-03-05 7.40.PD
Teodosij Spasov

Fyelltari i njohur Teodosij Spasov feston ditëlindjen

Sot i urojmë ditëlindjen fyelltarit virtuoz Teodosij Spasov. I lindur më 4 mars 1961 në qytetin Isperih, ai filloi t’i binte fyellit kur ishte vetëm 9 vjeç. Pasi mbaroi Shkollën e Mesme të Muzikës "Filip Kutev" në Kotell, e vazhdoi arsimin në..

botuar më 24-03-04 11.40.PD