Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria riafirmoi mbështetjen e saj për Ukrainën përpara OKB-së

Foto: EPA/BGNES

Në fjalimin e tij në seancën e jashtëzakonshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, zëvendësministri i punëve të jashtme Kostadin Koxhabashev rikonfirmoi qëndrimin e Bullgarisë për ruajtjen e sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Koxhabashev vuri në dukje se Bullgaria do të vazhdojë të ndihmojë ata që ikin nga lufta dhe shprehu simpatinë e saj për popullin ukrainas për guximin dhe qëndrueshmërinë e tij të jashtëzakonshme. Kostadin Koxhabashev theksoi mbështetjen e vendit tonë për përpjekjet e Ukrainës për arritjen e paqes së qëndrueshme në përputhje me Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare. Kostadin Koxhabashev mbështeti në emër të Bullgarisë projekt-rezolutën, e cila insiston në arritjen e shpejtë të një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.

Ndërkohë, në një dokument të publikuar nga Ministria e Jashtme kineze, Kina u bëri thirrje të gjitha vendeve të ushtrojnë përmbajtje, të shmangin ndezjen e flakëve dhe të parandalojnë përkeqësimin ose daljen jashtë kontrollit të krizës dhe të braktisin mentalitetin e Luftës së Ftohtë. "Siguria e një vendi nuk mund të garantohet në kurriz të sigurisë së vendeve të tjera, dhe siguria rajonale nuk mund të garantohet duke forcuar apo zgjeruar blloqet ushtarake," thuhet gjithashtu në dokument. Ukraina e quajti dokumentin "një shenjë të mirë" dhe i bëri apel Kinës të jetë më aktive në mbështetjen e saj për të.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rumania po përpiqet të kufizojë bixhozin Parlamenti rumun miratoi një ligj që ndalon sallat e lojërave të fatit në vendbanimet me deri në 15 000 banorë, njoftoi Digi24. Ky është një kompromis në krahasim me projektin fillestar ambicioz të..

botuar më 24-04-12 1.19.MD

Nën 40% janë ata që dëshirojnë të votojnë për parlamentin evropian dhe atë kombëtar

37.4% e bullgarëve do të votonin në zgjedhjet parlamentare nëse ato do të mbaheshin në fillim të prillit. 34.2 për qind do të merrnin pjesë në zgjedhjet për eurodeputetë, sipas një sondazhi përfaqësues të “Gallup International Balkan”, të kryer për..

botuar më 24-04-12 9.43.PD

Qeveria e përkohshme u betua në parlament

Presidenti Rumen Radev nënshkroi dekretin për emërimin e qeverisë së përkohshme të propozuar nga Dimitër Gllavçev, i cili u propozua për kryeministër, sipas paragrafit 5 të nenit 99 të Kushtetutës. Presidenti caktoi zgjedhjet për eurodeputetë dhe..

botuar më 24-04-09 9.47.PD