Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria riafirmoi mbështetjen e saj për Ukrainën përpara OKB-së

Foto: EPA/BGNES

Në fjalimin e tij në seancën e jashtëzakonshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, zëvendësministri i punëve të jashtme Kostadin Koxhabashev rikonfirmoi qëndrimin e Bullgarisë për ruajtjen e sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Koxhabashev vuri në dukje se Bullgaria do të vazhdojë të ndihmojë ata që ikin nga lufta dhe shprehu simpatinë e saj për popullin ukrainas për guximin dhe qëndrueshmërinë e tij të jashtëzakonshme. Kostadin Koxhabashev theksoi mbështetjen e vendit tonë për përpjekjet e Ukrainës për arritjen e paqes së qëndrueshme në përputhje me Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare. Kostadin Koxhabashev mbështeti në emër të Bullgarisë projekt-rezolutën, e cila insiston në arritjen e shpejtë të një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.

Ndërkohë, në një dokument të publikuar nga Ministria e Jashtme kineze, Kina u bëri thirrje të gjitha vendeve të ushtrojnë përmbajtje, të shmangin ndezjen e flakëve dhe të parandalojnë përkeqësimin ose daljen jashtë kontrollit të krizës dhe të braktisin mentalitetin e Luftës së Ftohtë. "Siguria e një vendi nuk mund të garantohet në kurriz të sigurisë së vendeve të tjera, dhe siguria rajonale nuk mund të garantohet duke forcuar apo zgjeruar blloqet ushtarake," thuhet gjithashtu në dokument. Ukraina e quajti dokumentin "një shenjë të mirë" dhe i bëri apel Kinës të jetë më aktive në mbështetjen e saj për të.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përbërja e qeverisë së përkohshme është gati

Kandidati për kryeministër të përkohshëm Dimitër Gllavçev ia prezantoi përbërjen e qeverisë së përkohshme kreut të shtetit Rumen Radev dhe përfaqësuesve të forcave politike në Kuvendin Popullor, pa BSP-në. Kryeministri - Dimitër Glavçev..

botuar më 24-04-05 11.12.PD

Autorizimet e ndryshuara të presidentit dhe situata e ndërlikuar pas zgjedhjes së një kryeministri në detyrë

Bullgaria nisi rrugën drejt zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare brenda tre viteve. Kjo u bë e qartë pasi të tre mandatet për formimin e qeverisë iu kthyen presidentit të paplotësuara. Deri para pak kohësh, në rreshtat e..

botuar më 24-04-02 2.05.MD

Marrëdhëniet bullgaro-rumune midis erës së ndryshimit dhe inercisë

Marrëdhëniet bullgaro-rumune janë duke u forcuar, pasi ekziston një kontekst ndërkombëtar dhe vullnet politik në një nivel të lartë në të dy vendet për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve. Ka kaluar një vit që kur presidentët Rumen Radev dhe Klaus Iohannis..

botuar më 24-04-01 7.30.PD