Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Boksierja Sevda Asenova fitoi medaljen e parë të argjendtë për Bullgarinë nga turneu “Stranxha”

Sevda Asenova
Foto: Federata Bullgare e Boksit

Ditën e diel, më 26 shkurt, Medalistja e bronztë e botës dhe kampionia e Evropës në kategorinë deri në 48 kilogramë Sevda Asenova i solli Bullgarisë titullin e parë të edicionit të 74-të të turneut ndërkombëtar të boksit “Stranxha”.  Në finalen e kategorisë më të lehtë për femra, bullgarja 38-vjeçare mundi me vendim unanim të gjyqtarëve Saidakhan Rahmonova (Uzbekistan).

Pas saj, më shumë ar i solli Bullgarisë Svetllana Kamenova në kategorinë deri në 57 kg pas fitores ndaj kinezes Xu Zichun me 4:1 vota të gjyqtarëve dhe Stanimira Petrova në kategorinë deri në 54 kilogramë, e cila mposhti polaken Sandra Drabik me votim unanim të gjyqtarëve - 5:0.

Më shumë nga rubrika

Josif Panov (djathtas) me rripat e tij të kampionit

Josif Panov mbrojti titullin e tij botëror në boksin profesionist

Josif Panov-Pepeljankata /Nepërka/ mbrojti titullin e tij botëror në peshën e lehtë të Organizatës Universale të Boksit (UBO). Boksieri bullgar mundi francezin Sandy Messaoud pas 12 raundesh dhe me vendimin unanim të gjyqtarëve. Kjo ishte edhe..

botuar më 23-10-20 11.04.PD

Prapëseprapë, Sofia Open 2023 do të zhvillohet, elita botërore e tenisit po vjen në vendin tonë

Sofia Open 2023 do të mbahet nga 4 deri më 11 nëntor në “Arena Sofja” dhe sallën “Sofja” në kryeqytetin bullgar, njoftoi Federata Bullgare e Tenisit. Më herët, federata njoftoi se ka refuzuar organizimin e turneut ATP 250 Sofia Open për shkak të..

botuar më 23-10-18 3.29.MD
Младен Кръстаич

Trajneri i kombëtares së futbollit mbrojti futbollistët e rinj bullgarë

Trajneri i kombëtares bullgare të futbollit, Mladen Krstajić, foli para ndeshjes miqësore me Shqipërinë më 17 tetor në Tiranë. Mikpritësit janë favoritë. Skuadra bullgare e viziton Shqipërinë pas humbjes së dhimbshme 0:2 nga Letonia. I pyetur..

botuar më 23-10-17 9.47.PD