Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nxënës nga Bosilegradi u dalluan në një video festival për fëmijë

Foto: glaspress.rs

Nxënës nga Bosilegrad fituan çmimin e dytë për kamera dhe qasje krijuese në Festivalin e tetë të Videove për fëmijë KIDIKEM, i cili u mbajt në Beograd, njoftoi shoqata “Zëri”. Të dalluarit janë nga shkolla e animacionit “Manime”, me në krye Lubisha Penev. Ata u prezantuan me filmin “Tregimet e Bosilegradit”. Filmi 7 minutësh pa tekst tregon për traditat dhe zakonet në Bosilegrad. E kaluara dhe e tashmja janë të krahasuara me shkathtësi dhe kreativitet. Nëpërmjet animacionit prezantohet edhe problemi i dhimbshëm i rajonit lidhur me ndotjen e ujit, për shkak të nxjerrjes së metaleve me ngjyra dhe të çmuara. “Nxënësit bënë një punë të shkëlqyer. Duke punuar me këta fëmijë të talentuar, ne vazhdimisht jemi duke u përmirësuar, duke kërkuar qasje dhe teknika të reja”, tha Ljubisha Penev.



Më shumë nga rubrika

Një galeri online fokusohet tek artistët bullgarë

Punimet e artistëve bashkëkohorë bullgarë me zërin, teknikën dhe mesazhet e tyre janë mbledhur në platformën virtuale të artit madein.bg. Qëllimi i galerisë online është të tërheqë vëmendjen ndaj krijimtarisë bullgare, për të cilën ia vlen të..

botuar më 23-07-15 9.25.PD

Sofja është një frymëzim për ilustruesin japonez Hiro Kamigaki

Një aventurë e vërtetë nëpër labirintet imagjinare misterioze të Sofjes ofron ekspozita më e fundit rregulluar në sallat e galerisë së kryeqytetit “Kvadrat 500”. Ilustruesi japonez Hiro Kamigaki po krijon hapësira të reja urbane të kryeqytetit..

botuar më 23-07-10 7.15.PD
Foto: Facebook/ Iana Bukova

"Udhëtim në drejtim të hijes" nga Jana Bukova – një sugjerim për lexim veror në komunitetin evropian

Përfaqësimi i Përhershëm i Bullgarisë në BE rekomandon që evropianët ta lexojnë këtë verë romanin "Udhëtim në drejtim të hijes" nga Jana Bukova. Propozimi është në kuadër të nismës së përbashkët "Lexuesit e Evropës" midis Bibliotekës së Këshillit..

botuar më 23-07-08 10.15.PD