Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vështirësi në vërtetimin e origjinës bullgare ndalon aplikantët për shtetësi

Foto: arkiv

Gjithnjë e më pak maqedonas duan të bëhen shtetas bullgarë në 3 vitet e fundit. Arsyeja nuk është aq në marrëdhëniet e ndërlikuara dypalëshe, por në ndryshimet ligjore të vendosura nga Sofja. Në vitin 2019 janë hapur 10 688 dosje për aplikimet e maqedonasve për shtetësi në bazë të origjinës së tyre bullgare, sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë të cituara nga gazeta “24 Çasa”. Në 3 vitet e ardhshme, ato arritën në pak më shumë se 8000. Në të njëjtën periudhë, 24 370 maqedonas morën nënshtetësinë bullgare në bazë të origjinës së tyre bullgare. Dokumentet e lëshuara për nënshtetësinë bullgare janë më shumë se kërkesat e depozituara, sepse janë nga procese të nisura shumë kohë më parë. Mesatarisht, procedura zgjat 2-3 vjet.

Pikërisht në dëshminë e origjinës bullgare qëndron arsyeja që gjithnjë e më pak maqedonas paraqesin dokumente për shtetësi bullgare. Është një nga arsyet kryesore pse jo vetëm ata, por edhe shqiptarët, serbët, moldavianët, ukrainasit etj. gjithnjë e më pak aplikojnë për pasaportë bullgare. Zakonisht, përkatësia vërtetohet me dokumente zyrtare të shtetit bullgar ose të institucioneve bullgare që i përkasin prindërve, gjyshërve të aplikantëve. Në shumë raste ato janë të humbura ose të zhdukura. Kjo vlen kryesisht për njerëzit nga ish-republikat jugosllave si Maqedonia e Veriut, ku gjatë okupimit serb bullgarët iu nënshtruan persekutimit dhe represionit. Kjo ka bërë që shumë prej paraardhësve të asgjësojnë çdo dokument që vërteton prejardhjen bullgare.

Për shkak të mungesës së një qeverie të rregullt prej më shumë se një viti, nuk mund të krijohet Këshilli Konsultativ i kërkuar me ligj, i cili do të vërtetojë origjinën bullgare të kandidatëve.


Më shumë nga rubrika

Katër nxënës bullgarë fituan medalje në Olimpiadën e Informatikës

Gjimnazistët më të mirë bullgarë në informatikë fituan katër medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Informatikës në Hungari, njoftoi Shoqata e skuadrave olimpike në shkencat natyrore. Ata konkurruan kundër 360 bashkëmoshatarëve të tyre nga 90..

botuar më 23-09-04 12.34.MD

Staro Zhelezare u bë fshati i parë në botë me një muze të artit të rrugës

Nëfshatin e vogël Staro Zhelezare hapi dyert Muzeu i parë Rural i Artit të Rrugës në botë. Ekspozita përfshin panele shumëngjyrëshe me foto origjinale të realizuara gjatë festivaleve Street Art në Staro Zhelezare nga viti 2013 e deri më tani...

botuar më 23-09-03 1.15.MD

Një fermë bio në Rozino po feston me dyer të hapura rimëkëmbjen e saj nga një fatkeqësi natyrore

Një vit më parë, më 2 shtator, ferma organike në fshatin malor Rozino, e specializuar në prodhimin e akullores nga prodhimi i saj i qumështit, pësoi dëme të mëdha pas një shiu të rrëmbyeshëm i cili përmbyti shtëpitë dhe rrëzoi ndërtesat në rajonin e..

botuar më 23-09-02 8.35.PD