Gjithnjë e më pak maqedonas duan të bëhen shtetas bullgarë në 3 vitet e fundit. Arsyeja nuk është aq në marrëdhëniet e ndërlikuara dypalëshe, por në ndryshimet ligjore të vendosura nga Sofja. Në vitin 2019 janë hapur 10 688 dosje për aplikimet e maqedonasve për shtetësi në bazë të origjinës së tyre bullgare, sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë të cituara nga gazeta “24 Çasa”. Në 3 vitet e ardhshme, ato arritën në pak më shumë se 8000. Në të njëjtën periudhë, 24 370 maqedonas morën nënshtetësinë bullgare në bazë të origjinës së tyre bullgare. Dokumentet e lëshuara për nënshtetësinë bullgare janë më shumë se kërkesat e depozituara, sepse janë nga procese të nisura shumë kohë më parë. Mesatarisht, procedura zgjat 2-3 vjet.
Pikërisht në dëshminë e origjinës bullgare qëndron arsyeja që gjithnjë e më pak maqedonas paraqesin dokumente për shtetësi bullgare. Është një nga arsyet kryesore pse jo vetëm ata, por edhe shqiptarët, serbët, moldavianët, ukrainasit etj. gjithnjë e më pak aplikojnë për pasaportë bullgare. Zakonisht, përkatësia vërtetohet me dokumente zyrtare të shtetit bullgar ose të institucioneve bullgare që i përkasin prindërve, gjyshërve të aplikantëve. Në shumë raste ato janë të humbura ose të zhdukura. Kjo vlen kryesisht për njerëzit nga ish-republikat jugosllave si Maqedonia e Veriut, ku gjatë okupimit serb bullgarët iu nënshtruan persekutimit dhe represionit. Kjo ka bërë që shumë prej paraardhësve të asgjësojnë çdo dokument që vërteton prejardhjen bullgare.
Për shkak të mungesës së një qeverie të rregullt prej më shumë se një viti, nuk mund të krijohet Këshilli Konsultativ i kërkuar me ligj, i cili do të vërtetojë origjinën bullgare të kandidatëve.
Marrëdhëniet diplomatike midis Bullgarisë dhe Republikës Islamike të Iranitkanë një histori 125-vjeçare dhe diplomati bullgar Angell Orbecov bëri një përpjekje për të studiuar dhe përshkruar 8 dekadat e para të periudhës në librin e tij “Marrëdhëniet..
Për të pestin vit radhazi, Race for the Cure (Gara për kurën) po mbahet në Bullgari në mbështetje të shëndetit të grave. Fillimi është në orën 10:00 të 1 tetorit nga Parku Jugor në Sofje dhe thirrja është: "Të qëndrojmë së bashku në në vijën e..
“Vjeshta është koha për të korrur atë që është mbjellë, për të festuar arritjet, për të bërë bilancin. Vjeshta është ai momenti i bukur kur natyra na paraqet spektaklin e saj më të bollshëm – të fundit të stinës para se të bie në gjumë. Këtë..
Problemi kryesor nuk është nëse njerëzit do të mbajnë vendet e tyre të punës, sepseata do të gjejnë punë, por nëse do të mbeten në rajonin me uzinat..
Bashkimi Evropian po kërkon në mënyrë aktive zgjidhje për marrëdhëniet e fundit ekonomike "të mprehta" me Pekinin. Këtë e dëshmojnë vizitat në Kinë të tre..