Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vështirësi në vërtetimin e origjinës bullgare ndalon aplikantët për shtetësi

Foto: arkiv

Gjithnjë e më pak maqedonas duan të bëhen shtetas bullgarë në 3 vitet e fundit. Arsyeja nuk është aq në marrëdhëniet e ndërlikuara dypalëshe, por në ndryshimet ligjore të vendosura nga Sofja. Në vitin 2019 janë hapur 10 688 dosje për aplikimet e maqedonasve për shtetësi në bazë të origjinës së tyre bullgare, sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë të cituara nga gazeta “24 Çasa”. Në 3 vitet e ardhshme, ato arritën në pak më shumë se 8000. Në të njëjtën periudhë, 24 370 maqedonas morën nënshtetësinë bullgare në bazë të origjinës së tyre bullgare. Dokumentet e lëshuara për nënshtetësinë bullgare janë më shumë se kërkesat e depozituara, sepse janë nga procese të nisura shumë kohë më parë. Mesatarisht, procedura zgjat 2-3 vjet.

Pikërisht në dëshminë e origjinës bullgare qëndron arsyeja që gjithnjë e më pak maqedonas paraqesin dokumente për shtetësi bullgare. Është një nga arsyet kryesore pse jo vetëm ata, por edhe shqiptarët, serbët, moldavianët, ukrainasit etj. gjithnjë e më pak aplikojnë për pasaportë bullgare. Zakonisht, përkatësia vërtetohet me dokumente zyrtare të shtetit bullgar ose të institucioneve bullgare që i përkasin prindërve, gjyshërve të aplikantëve. Në shumë raste ato janë të humbura ose të zhdukura. Kjo vlen kryesisht për njerëzit nga ish-republikat jugosllave si Maqedonia e Veriut, ku gjatë okupimit serb bullgarët iu nënshtruan persekutimit dhe represionit. Kjo ka bërë që shumë prej paraardhësve të asgjësojnë çdo dokument që vërteton prejardhjen bullgare.

Për shkak të mungesës së një qeverie të rregullt prej më shumë se një viti, nuk mund të krijohet Këshilli Konsultativ i kërkuar me ligj, i cili do të vërtetojë origjinën bullgare të kandidatëve.


Më shumë nga rubrika

Fotografi Ivan Shishiev: Koha është detaji më i vështirë për t'u paraqitur në një fotografi

Si një qytet me më shumë se 8000 vjet histori, Sofja mbetet e paeksploruar. "Koha në Sofje rrjedh sipas rregullave të veta dhe për ta kapur atë me të vërtetë në fotografi, duhet t'i njohësh ato," vë në dukje fotografi Ivan Shishiev, autor i albumit..

botuar më 23-09-25 10.55.PD

Nga tetori ne do të skanojmë vetë kartat tona të imbarkimit në Aeroportin e Sofjes

Në aeroportin e Sofjes do të prezantohet një sistem modern për vetë-skanimin e kartave të imbarkimit në check-in të parë. Sistemi tashmë është porositur dhe pritet të dorëzohet muajin e ardhshëm, raporton TravelNews. Kështu, tashmë në nivelin 0 të..

botuar më 23-09-24 7.25.PD

Festivali i djathrave të shtëpisë në fshatin Çerni Vit

Fshati Çerni Vit në Ballkanin Trojan po përgatitet të mirëpresë këtë fundjavë qindra të ftuar nga vendi dhe jashtë. Më 23 shtator, fshati do të presë sërish festivalin tradicional të djathrave të shtëpisë. Do të prezantohen produkte të qumështit nga..

botuar më 23-09-23 8.05.PD