Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Pasqyra dhe dritare" - bota përmes prizmit të fotografisë

10
Ralph Gibson (l. 1939, SHBA), Dora e magjepsur, 1968

Galeria e kryeqytetit "Sintezis" prezanton ekspozitën "Pasqyra dhe dritare: fotografi të zgjedhura nga koleksioni i Raffaello Kazakov". Hapja zyrtare është më 22 mars. Koleksioni ka nisur më shumë se tridhjetë vjet më parë, por për herë të parë po shfaqet për publikun. Ekspozita përfshin fotografi të autorëve me famë botërore si Edward Weston, Robert Frank, Elliot Irwitt, Ralph Gibson, Antanas Sutkus, si dhe fotografë të rëndësishëm bullgarë, duke përfshirë Garo Keshishjan, Jordan Jordanov - Juri dhe Stanka Conkova - Usha.

Garo Keshishian (l. 1947, Bullgari), nga seria „Trupat e Ndërtimit“, 1981-1995

Koleksioni është një vazhdim i natyrshëm i punës së Raffaello Kazakov si fotograf, i jetës së tij mes Sofjes dhe Nju Jorkut. Nuk është rastësi që koleksioni kombinon foto të njohura nga historia e fotografisë me emra, vepra të miqve të tij dhe foto që lidhen me familjen e tij.

Nikollaj Vasilev (l. 1945, Bullgari), 9 shtator, Sofje, 1989

Në programin shoqërues të ekspozitës, do të shfaqen tre dokumentarë kushtuar tre fotografëve të përfshirë në koleksion - Robert Frank, Antanas Sutkus dhe Joel-Peter Witkin.

Robert Frank (1924-2019, Zvicër), Andrea, Southampton, 1955

Raffaello Kazakov ka lindur në vitin 1963 në Sofje. Në vitin 1988 diplomohet për filologji angleze në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski", ndërsa në vitin 1994 merr diplomën e masterit për fotografi dhe art pamor në "SchoolofVisualArt"në Nju Jork. Ai është autor i ekspozitave të shumta në mbarë botën dhe veprat e tij gjenden në koleksionet e Galerisë Kombëtare të Arteve në Sofje dhe muzeumeve "Preus Fotomuseum" - Horten, Norvegji, "MuseumofFineArts" - Houston në SHBAdhe "Musee de la Photographie" – Charleroi në Belgjikë.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Fotografitë janë siguruar nga organizatorët.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vepra të piktorëve Ivan Mërkviçka dhe Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri po dalin në ankand

Një ankand kushtuar artit bullgar modern dhe të pasluftës, duke përfshirë një përzgjedhje prej 104 veprash arti, do të mbahet në Sofje më 2 prill në Hyatt Regency Sofia, njoftoi BTA. Ndër eksponatet janë vepra ikonike të Jarosllav Veshinit dhe tre..

botuar më 24-03-31 8.15.PD
Kisha

Kisha “Shën Nikollaj” e Kolju Fiçeto më në fund mori statusin e monumentit kulturor

Kisha "Shën Nikollaj" e mjeshtrit Kolju Fiçeto në Veliko Tërnovo mori statusin e monumentit të kulturës me rëndësi kombëtare, raportoi korrespondentja e BNR Zdravka Masljankova nga Veliko Tërnovo. Në këtë mënyrë do të gjenden dy milionë eurot e..

botuar më 24-03-29 6.44.MD

U dhanë çmimet vjetore teatrore “Ikarus”

Në Ditën Botërore të Teatrit - 27 mars, në një ceremoni në Teatrin Popullor "Ivan Vazov", u dhanë për të 50-tën herë çmimet e artit skenik "Ikarus". "Haga" u shpërblye për performancën më të mirë. Krijuar nga autorja ukrainase Sasha Denisova dhe..

botuar më 24-03-28 9.31.PD