Bullgaria është ndër vendet anëtare të BE-së që mbështet dërgimin e 1 milion predhave të kalibrit 155 në Ukrainë për një vlerë totale prej 1 miliard euro, thanë burime diplomatike për BNR. Teksti i marrëveshjes është pothuajse gati pas një takimi të ambasadorëve të vendeve anëtare të mbajtur më 19 mars në Bruksel. Presidenca suedeze shpreson që dokumenti të miratohet në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes në Bruksel të mbledhur më 20 dhe 21 mars.
“Vetëm një pjesë e vogël e vendeve nuk pajtohen, dhe jo me të gjithë tekstin, por me disa pasazhe në të. Bëhet fjalë kryesisht për çështje të tilla si afati kohor për prodhimin e një pjese të predhave pas porosisë”, raportojnë burimet diplomatike.Aromat dhe kozmetika bullgare do të prezantohen në ekspozitën IN-COSMETICS GLOBAL 2024 që fillon më 16 prill në kryeqytetin botëror të industrisë së parfumerisë - Paris, njoftoi Shoqata Kombëtare Bullgare "Vajra eterike, Parfumeri dhe Kozmetikë"...
Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 18°, në Sofje 13°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës, vranësirat do të shtohen nga perëndimi dhe deri në mbrëmje do të ketë reshje shiu në Bullgarinë Perëndimore...
Pas një konsultimi të gjerë me anëtarët e saj, partia “Lëvizja e Gjelbër” del nga koalicioni “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” dhe do të paraqitet veçmas në zgjedhjet evropiane dhe ato të parakohshme parlamentare të 9 qershorit...
Më 18 prill festojmë Ditën Botërore të Radio Amatorëve. Në këtë datë në vitin 1925, u themelua Organizata Ndërkombëtare e Radio Amatorëve IARU. Në..
Ambasadori i Iranit në Bullgari, Alireza Irvash, u thirr në një takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme më 16 prill 2024 për shkak të sulmit të Iranit ndaj..
Për herë të parë në Bullgari afër Sandanskit (Bullgaria Jugperëndimore) mbollën një plantacion me 22 hektarë fëstëkë të Damaskut. Investimi i..