Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

SHBA e përkufizoi luftën e Bullgarisë kundër korrupsionit si “të pamjaftueshme”

Foto: Facebook/ U.S. Department of State

Raporti i ri vjetor i Departamentit të Shtetit të SHBA-së mbi respektimin e të drejtave të njeriut thekson se veprimet e qeverisë bullgare për të trajtuar korrupsionin dhe abuzimet e të drejtave të njeriut janë “të pamjaftueshme”. Në raportin e vitit 2022, që u paraqit të hënën, thuhet se në Bullgari u ndërmorën hapa për të hetuar zyrtarët e akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut dhe korrupsion, por kishte një problem mosndëshkimi. Ndër problemet e rëndësishme të vendit vihet re trajtimi “brutal” i grupeve të tilla si të burgosurit, emigrantët dhe fëmijët në institucione. Përmenden gjithashtu arrestime arbitrare, “probleme serioze” me pavarësinë e gjyqësorit, një nivel “serioz” korrupsioni dhe krime kundër pakicave, përfshirë etnike dhe seksuale. Si shembull i një arrestimi të paligjshëm, përmendet ndalimi i ish-kryeministrit Bojko Borisov, njofton korrespondenti i BNR, Mlladen Petkov.

Një nivel i lartë i ndikimit politik dhe ekonomik në media gjendet në kombinim me nivelet e larta të përqendrimit të pronësisë. Në publikimin e raporteve të të gjitha vendeve, Sekretari i Shtetit Antëni Blinken tha se raportet janë të bazuara në fakte dhe zbatohen të njëjtat standarde shkrimi.



Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Pajtimi dhe vullneti janë rruga për të arritur idealet kombëtare

“Dita e Pavarësisë është një mësim i jashtëzakonshëm, se uniteti dhe vullneti janë rruga për arritjen e idealeve kombëtare dhe për mbrojtjen e interesave bullgare”, shkroi presidenti Rumen Radev në faqen e tij në Facebook me rastin e festës. Sipas..

botuar më 23-09-22 11.13.PD

Rikrijim historik i Ditës së Pavarësisë dhe pamje të bukura përgjatë rrugës së një treni të vjetër

Një tren i vjetër me lokomotivë me avull së bashku me katër vagonë pasagjerësh dhe një tjetër nga treni i qeverisë “Vitosha Express” u nisën për në qytetin Mezdra nga Stacioni Qendror i kryeqytetit. Udhëtimi u organizua nga Hekurudhat Shtetërore..

botuar më 23-09-22 10.35.PD

Bullgaria do të blejë automjete luftarake “Strajkër”

Blerja e mjeteve të reja luftarake “Strajkër” për Forcat Tokësore është një nga synimet e përcaktuara në Projektin për shpenzime investimi, miratuar nga Këshilli i Ministrave. Projekti “Blerja e pajisjeve bazë luftarake për ndërtimin e grupeve..

botuar më 23-09-22 9.36.PD