Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

KE: Bullgaria nuk do të zbatojë Planin e Tranzicionit të Drejtë në 2023

Elisa Ferreira
Foto: EPA/BGNES

Qeveria bullgare ka njoftuar Komisionin Evropian se zbatimi i Planit të Tranzicionit të Drejtë nuk do të fillojë këtë vit. Kështu ka bërë të ditur Komisionerja Evropiane për Kohezionin dhe Reformat, Elisa Ferreira. Sipas saj, Bullgaria është ndër vendet e BE-së në të cilat intensiteti i ndotjes me karbon për njësi të produktit është jashtëzakonisht i lartë - tre herë më i lartë se mesatarja në BE.

“Tranzicioni po ndodh dhe mbyllja e disa aktiviteteve është një proces i natyrshëm”, komentoi Ferreira. Ajo saktësoi se Bullgaria aktualisht është duke punuar mbi 13 projekte që kanë të bëjnë me kalimin në një ekonomi të pastër. Sipas Planit, vendi ynë mund të përfitonte financim në vlerën 1.3 miliardë euro. Pjesa më e madhe e fondeve janë për projekte në rajonet e qymyrit, të cilat do të jenë ndër më të prekurat nga kalimi në një ekonomi neutrale ndaj klimës.

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 2 qershorin 2023

Ditën e premte do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira. Vetëm në vende të izoluara në rajonet perëndimore të Bullgarisë do të ketë reshje të shkurtra shiu. Temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 15°, në Sofje –..

botuar më 23-06-01 6.35.MD
Krum Zarkov

Shpallja e mekanizmit të hetimit të prokurorit të përgjithshëm

Ministri i drejtësisë Krum Zarkov njoftoi në “Facebook” se i ka vënë vulën shtetërore dekretit të Presidentit Rumen Radev për shpallje në “Gazetën e Shtetit” të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës Penale, duke vendosur mekanizëm..

botuar më 23-06-01 6.14.MD
Ivo Hristov

Socialistët bullgarë nuk e mbështetën vendimin e PE për municionet për Ukrainën

Eurodeputeti nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve Ivo Hristov votoi “kundër” projektligjin për rritjen e prodhimit të municioneve dhe raketave në BE dhe përshpejtimin e dërgimit të tyre në Ukrainë. Deputetët e mbetur bullgarë nga..

botuar më 23-06-01 5.25.MD