Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeqyteti i vjetër bullgar Veliko Tërnovo po shënon festën e tij

Foto: Zdravka Masljankova

Qyteti Veliko Tërnovo për vitin 144 sot shënon festën e tij. Dita i kushtohet fitores së Mbretit Ivan Asen II te Kllokotnica në vitin 1230 mbi trupat e sundimtarit të Epirit, Teodor Komnin. Kryeqyteti i Mbretërisë së Dytë Bullgare, ish Tërnovgrad (shek. XII-XIV) ishte gjithashtu qyteti i parë bullgar që zgjodhi një datë historike për festën e tij pas Çlirimit. Kjo ndodhi në vitin 1879.

Në kremtimet asistoi edhe nënpresidentja Ilijana Jotova. Me rastin e festës, në kishën historike “Shën 40 Martirët”, u mbajt liturgji solemne, ku u sollën një pjesë e lipsaneve të Shën Joan Rillsk, njoftoi korrespondentja e BNR në Veliko Tërnovo, Zdravka Masljankova.

Sot, Tërnovo është qyteti i 15-të më i madh në vend dhe padyshim një nga më të bukurit dhe më të vizituarit në Bullgari.


Më shumë nga rubrika

Në këtë godinë u hap farmacia e parë bullgare / Foto: Dr. Atanaska Stambolijska, Muzeu Historik Rajonal Veliko Tërnovo

Dy shekuj më parë, në Veliko Tërnovo u hap farmacia e parë moderne bullgare

Farmacia e parë bullgare u krijua nga bullgari i parë me arsim të lartë, në fillim të shekullit të XIX-të, doktor Marko Pavllov. Rrugëtimi i jetës së tij fillon në një mënyrë të çoroditur si në ndonjë roman sentimental të shekullit të XVIII-të. Ai..

botuar më 23-08-05 1.25.MD

Arkeologët zbulojnë sekretet e kalasë romake Kastra Martis

Pas gati gjysmë shekulli pauze, gjatë këtij sezoni arkeologjik u rifilluan gërmimet arkeologjike të kështjellës romake Kastra Martis në qendër të qytetit kufitar veriperëndimor Kulla. Ky është lokaliteti i tretë arkeologjik romak më i madh dhe më i..

botuar më 23-08-05 10.25.PD

Një almanak kushtuar “ecjes bullgare nëpër mundimet” në Maqedoninë e Titos

Së fundmi në Bibliotekën Kombëtare “Shenjtor Kirill dhe Metodij” u prezantua zyrtarisht libri i docentit dr. Spas Tashev – “Lufta e bullgarëve maqedonas për të drejta dhe pavarësi – 68 raste nga periudha 1944 – 1994”. Hapësira më e madhe në..

botuar më 23-08-03 2.55.MD