Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Paralajmërojnë për importin jo korrekt të miliona vezëve nga Ukraina

Foto: Ani Petrova

Sipas një programi partner, 2.5 milionë vezë u importuan nga Ukraina në Bullgari, tha për BNR kryetari i Bashkimit të Mbarështuesve të Shpendëve, Ivajllo Gëllëbov. Ai shprehu frikën se deri në Pashkët importi do të kalojë 10 milionë dhe vezët do të riemërohen si bullgare. Bashkimi do të referojë Agjencinë e Sigurisë së Ushqimeve për të hetuar rastin e manipulimit të origjinës. Informacion u kërkua edhe nga Agjencia “Dogana”.

Mbi 120 firma prodhojnë 4 milionë vezë në ditë në Bullgari. 1 milion eksportohen, shpjegoi Gëllëbov. Sipas Eurostat, çmimi i vezëve në BE është më i ulëti në Bullgari. Nga prodhuesi, copa del me një çmim prej më pak se 16 cent euro. Gëllëbov theksoi se industria bullgare e shpendëve është në gjendje të mirë dhe e kënaq konsumin e brendshëm me vezë dhe mish shpendësh.


Më shumë nga rubrika

Maria Gabriel

Është duke u përgatitur një vizitë е kryeministrit në Austri për temën e Shengenit

Ukraina vlerëson se vendimi i Bullgarisë për të mos zgjatur ndalimin e importit të produkteve bujqësore ukrainase nuk ishte i lehtë, komentoi ministrja e jashtme Maria Gabriel në margjinat e Takimit të OKB-së në Nju Jork. “Por pikërisht sepse..

botuar më 23-09-21 8.58.PD

Parashikimi i motit për 21 shtatorin 2023

Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët, por pas mesnate do të ketë vranësira të ulëta ose mjegull mbi Bullgarinë Perëndimore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 14 deri në 19 gradë. Të enjten mbi Bullgarinë Perëndimore dhe..

botuar më 23-09-20 7.15.MD

U nënshkrua memorandumi mes qeverisë dhe fermerëve

Në Këshillin e Ministrave është firmosur memorandumi mes qeverisë dhe fermerëve. "Pas një fillimi të rremë, gjëja e rëndësishme është që arritëm sukses," tha me shaka kryeministri Nikollaj Denkov në një konferencë pas nënshkrimit. “Me negociata të..

botuar më 23-09-20 6.42.MD