Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një për qind ndan forcat e para dhe të dyta politike

Foto: arkiv

Pesë apo gjashtë forca politike do të hyjnë në parlamentin e ardhshëm, parashikon Qendra për Analizë dhe Marketing. Sipas sondazhit, koalicioni "Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike" merr miratimin më të madh me 25.7%, i dyti është koalicioni GERB-SDS me 24.7%. Pasojnë katër formacione të tjera – Lëvizja për të drejtat dhe Liritë /DPS/ me 13.8%, "Vëzrazhdane" me 12.5%, Partia Socialiste Bullgare /BSP/ me 8.1% dhe "E Majta" /Levica/ me 4% - sa është barriera parlamentare. “Ka një popull të tillë” (ITN) me 2,9% dhe “Ngritja bullgare” me 2,8% mbeten jashtë Kuvendit Popullor. Pjesëmarrja në votime pritet të jetë e ngjashme me atë të votimeve të mëparshme, pra më 2 prill do të votojnë rreth 2.7 milionë njerëz. 42.1% e të pyeturve nëse do ta ushtrojnë të drejtën e votës kanë vendosur tashmë se për kë do të votojnë dhe 16% ende hezitojnë. Sondazhi është kryer me porosi të vet në periudhën 16-19 mars 2023 në mesin e 1021 shtetasve të rritur përmes një interviste ballë për ballë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Do të kontrollojnë gatishmërinë e bazës "Graf Ignatievo" për të marrë avionët e rinj F-16

SHBA do të inspektojë certifikimin e bazës së tretë të aviacionit në Graf Ignatievo për pritjen e aeroplanëve të rinj bullgarë F-16. Nëse inspektimi nuk është i suksesshëm, Bullgaria mund të bazojë përkohësisht avionët e saj në territorin e huaj,..

botuar më 24-04-15 9.58.PD

Bullgaria merr pjesë në përgatitjen e qëndrimit të BE-së për sulmin iranian ndaj Izraelit

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak ndaj Bullgarisë, tha për bTV ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Bullgaria nuk e ndryshon gatishmërinë e saj luftarake. Izraeli nuk do të përgjigjet kaq drejtpërdrejt, ka metoda të tjera..

botuar më 24-04-15 9.07.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 14°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Në Bullgarinë Qendrore dhe Lindore do të mbajë vranësira. Do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe vende-vende me shtrëngata...

botuar më 24-04-12 7.40.MD