Taksat tol* do të rriten me 50%, konfirmoi ministri në detyrë i zhvillimit rajonal, Ivan Shishkov. Sipas vlerësimeve, në këtë mënyrë të ardhurat vjetore prej tyre do të rriten me 600 milionë leva (306 milionë euro). Parashikohet që çmimi i taksës tol të përcaktohet në varësi të kilometrave që udhëtojnë transportuesit. Mbi një kilometrazh të caktuar - për shembull, 5 mijë km brenda një muaji, do të ketë një ulje për të lehtësuar ata që ngasin distancat më të gjata. “Nuk po themi një shifër konkrete sepse jemi ende duke bërë llogaritë”, komentoi ministri. Në vitin e kaluar të ardhurat nga taksat tol arritën në 271 milionë leva (138 milionë euro) me një rritje prej 35% të trafikut përmes Bullgarisë.
*Taksa tol është një tarifë shtetërore që paguhet në përputhje me nenin 10, paragrafin 1, pikën 2 të Ligjit për rrugët nga përdoruesit e rrjetit rrugor me pagesë, e cila i jep të drejtën një automjeti rrugor të udhëtojë në segmente të caktuara të rrugëve me pagesë, të përfshira në fushëveprimin e rrjetit rrugor me pagesë.
Me përpjekjet e Bullgarisë dhe 7 vendeve të tjera të BE-së, u miratua versioni më i lehtë i standardit të ri Euro 7 për emetimet nga motorët me benzinë dhe me naftë. Italia, Bullgaria, Republika Çeke, Franca, Hungaria, Polonia, Rumania dhe..
Paraditen e së martës mbi Bullgarinë Lindore do të mbajë mot me mjegull dhe vranësira të ulëta. Në vend do të fryjë erë e fortë nga drejtimi verilindor. Në 10 zona, kryesisht në Bullgarinë Lindore dhe në Rodopet më Jugore, është shpallur kod i..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) propozoi disa herë që të krijohet një softuer i ri për votimin makinerie në mënyrë që të mos ketë përfshirje të huaj, por nuk mori përgjigje nga asnjë institucion. Këtë e bëri të ditur kryetarja e KQZ-së, Kamelija..
Plani për një tranzicion të drejtë u miratua nga qeveria dhe do t’i dërgohet Komisionit Evropian nesër, pasi një vonesë do të çonte në humbje prej..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje – 11°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Vlerat maksimale do të..
Edhe pse nuk është ratifikuar në nivel kombëtar nga gjashtë vende, përfshirë Bullgarinë, Konventa e Stambollit hyn në fuqi në të gjithë Bashkimin..