Taksat tol* do të rriten me 50%, konfirmoi ministri në detyrë i zhvillimit rajonal, Ivan Shishkov. Sipas vlerësimeve, në këtë mënyrë të ardhurat vjetore prej tyre do të rriten me 600 milionë leva (306 milionë euro). Parashikohet që çmimi i taksës tol të përcaktohet në varësi të kilometrave që udhëtojnë transportuesit. Mbi një kilometrazh të caktuar - për shembull, 5 mijë km brenda një muaji, do të ketë një ulje për të lehtësuar ata që ngasin distancat më të gjata. “Nuk po themi një shifër konkrete sepse jemi ende duke bërë llogaritë”, komentoi ministri. Në vitin e kaluar të ardhurat nga taksat tol arritën në 271 milionë leva (138 milionë euro) me një rritje prej 35% të trafikut përmes Bullgarisë.
*Taksa tol është një tarifë shtetërore që paguhet në përputhje me nenin 10, paragrafin 1, pikën 2 të Ligjit për rrugët nga përdoruesit e rrjetit rrugor me pagesë, e cila i jep të drejtën një automjeti rrugor të udhëtojë në segmente të caktuara të rrugëve me pagesë, të përfshira në fushëveprimin e rrjetit rrugor me pagesë.
Bullgaria të jetë një anëtare aktive e BE-së dhe NATO-së, duke vendosur drejtimin në to. Hyrja në Shengen dhe Eurozonë, anëtarësimi në Organizatën për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik, kështu ministrja e jashtme Maria Gabriel i përcaktoi..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi se rezultati më i mirë përfundimtar i zgjedhjeve lokale do të ishte nëse të tri partitë që hyjnë në qeveri do të kishin më së shumti këshilltarë dhe kryetarë komunash. “Kjo do të riafirmojë qeverinë”, tha..
Punëtorët e “Mini Marica Lindje” dolën në protestë. U bllokua “Kalimi i Republikës (Hainboaz) pranë qytetit Gurkovo. Protesta ka edhe në autostradën “Trakia” në rajonin e qytetit Stara Zagora, në rrugët drejt qytetit Haskovo dhe midis vendbanimeve..