Taksat tol* do të rriten me 50%, konfirmoi ministri në detyrë i zhvillimit rajonal, Ivan Shishkov. Sipas vlerësimeve, në këtë mënyrë të ardhurat vjetore prej tyre do të rriten me 600 milionë leva (306 milionë euro). Parashikohet që çmimi i taksës tol të përcaktohet në varësi të kilometrave që udhëtojnë transportuesit. Mbi një kilometrazh të caktuar - për shembull, 5 mijë km brenda një muaji, do të ketë një ulje për të lehtësuar ata që ngasin distancat më të gjata. “Nuk po themi një shifër konkrete sepse jemi ende duke bërë llogaritë”, komentoi ministri. Në vitin e kaluar të ardhurat nga taksat tol arritën në 271 milionë leva (138 milionë euro) me një rritje prej 35% të trafikut përmes Bullgarisë.
*Taksa tol është një tarifë shtetërore që paguhet në përputhje me nenin 10, paragrafin 1, pikën 2 të Ligjit për rrugët nga përdoruesit e rrjetit rrugor me pagesë, e cila i jep të drejtën një automjeti rrugor të udhëtojë në segmente të caktuara të rrugëve me pagesë, të përfshira në fushëveprimin e rrjetit rrugor me pagesë.
Ukraina vlerëson se vendimi i Bullgarisë për të mos zgjatur ndalimin e importit të produkteve bujqësore ukrainase nuk ishte i lehtë, komentoi ministrja e jashtme Maria Gabriel në margjinat e Takimit të OKB-së në Nju Jork. “Por pikërisht sepse..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët, por pas mesnate do të ketë vranësira të ulëta ose mjegull mbi Bullgarinë Perëndimore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 14 deri në 19 gradë. Të enjten mbi Bullgarinë Perëndimore dhe..
Në Këshillin e Ministrave është firmosur memorandumi mes qeverisë dhe fermerëve. "Pas një fillimi të rremë, gjëja e rëndësishme është që arritëm sukses," tha me shaka kryeministri Nikollaj Denkov në një konferencë pas nënshkrimit. “Me negociata të..
“Ka tri mësime politike”, tha kryeministri Nikollaj Denkov në një ceremoni përpara Monumentit të Pavarësisë në Sofje me rastin e 115 vjetorit të shpalljes..
Tubimi i 18-të Kombëtar për Mbrojtjen e Racave Vendëse të Kafshëve Bujqësore Bullgare mbahet sot në zonën “Panicite” pranë qytetit Kalofer. Veprimtarinë..
Të shtunën në orën 09:50 është ekuinoksin diellor me të cilin fillon vjeshta astronomike. Dita do të jetë me diell, pas mesditës në fusha - e nxehtë...