Bullgaria përparon me 8 pozicione në renditjen e nivelit të lumturisë tështeteve të ndryshme, të përgatitur me urdhër të OKB-së. Sondazhi mat ndjesinë e kënaqësisë së qytetarëve me jetën, ku treguesit lidhen jo vetëm me produktin e brendshëm bruto dhe jetëgjatësinë, por edhe me nivelet e korrupsionit në vend, mbështetjen sociale, arsimin, aftësinë e qytetarëve për të marrë vendime të rëndësishme që ndikojnë te shteti dhe politika e vendit, etj. Sondazhi i dhjetë Botëror i Lumturisë raporton nivelin e lumturisë në 150 vende, bazuar në rezultatet mesatare të jetës në tre vitet e mëparshme, d.m.th. nga viti 2020 deri në vitin 2022. Lider në renditje për të gjashtën herë radhazi është Finlanda, e ndjekur nga Danimarka dhe Islanda.
Bullgaria është në vendin e 77-të pas vendeve si Filipinet, Peruja, Ekuadori, Republika Domenikane, Kolumbia, Bosnja dhe Hercegovina. Megjithatë krahasuar me vlerësimin e mëparshëm, që mbulon periudhën 2019-2021, Bullgaria ngjitet me 8 vende.
Dhe një përfundim tjetër optimist - niveli i lumturisë globale nuk ka rënë në vitet e pandemisë, dhe niveli i dashamirësisë është rreth 25% më i lartë, krahasuar me periudhën para pandemisë.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Ursula von der Leyen u bë gruaja më e fuqishme në Evropë. Ajo udhëhiqte BE-në gjatë pandemisë, stabilizoi lidhjet e lëkundshme me Shtetet e Bashkuara, miratoi një politikë vendimtare në mbështetje të Ukrainës dhe të miliona refugjatëve ukrainas, fitoi..
Pas ditësh përpjekjesh, ekipet e shpëtimit nxorrën jashtë speleologun amerikan Mark Diki, i cili ishte i bllokuar më shumë se 1000 metra nën tokë në shpellën Morxha të Turqisë. Shkencëtari e gjeti veten në një situatë kritike pasi pësoi një hemorragji..
Një nga tetë gra do të zhvillojë kancer gjiri në një moment të jetës së saj, sipas një studimi ndërkombëtar. Prandaj, sa më herët të zbulohet sëmundja, aq më e madhe është mundësia që ajo të kapërcehet. Për fat të keq situata në Bullgari nuk është..
Problemi kryesor nuk është nëse njerëzit do të mbajnë vendet e tyre të punës, sepseata do të gjejnë punë, por nëse do të mbeten në rajonin me uzinat..
Bashkimi Evropian po kërkon në mënyrë aktive zgjidhje për marrëdhëniet e fundit ekonomike "të mprehta" me Pekinin. Këtë e dëshmojnë vizitat në Kinë të tre..