Bullgaria përparon me 8 pozicione në renditjen e nivelit të lumturisë tështeteve të ndryshme, të përgatitur me urdhër të OKB-së. Sondazhi mat ndjesinë e kënaqësisë së qytetarëve me jetën, ku treguesit lidhen jo vetëm me produktin e brendshëm bruto dhe jetëgjatësinë, por edhe me nivelet e korrupsionit në vend, mbështetjen sociale, arsimin, aftësinë e qytetarëve për të marrë vendime të rëndësishme që ndikojnë te shteti dhe politika e vendit, etj. Sondazhi i dhjetë Botëror i Lumturisë raporton nivelin e lumturisë në 150 vende, bazuar në rezultatet mesatare të jetës në tre vitet e mëparshme, d.m.th. nga viti 2020 deri në vitin 2022. Lider në renditje për të gjashtën herë radhazi është Finlanda, e ndjekur nga Danimarka dhe Islanda.
Bullgaria është në vendin e 77-të pas vendeve si Filipinet, Peruja, Ekuadori, Republika Domenikane, Kolumbia, Bosnja dhe Hercegovina. Megjithatë krahasuar me vlerësimin e mëparshëm, që mbulon periudhën 2019-2021, Bullgaria ngjitet me 8 vende.
Dhe një përfundim tjetër optimist - niveli i lumturisë globale nuk ka rënë në vitet e pandemisë, dhe niveli i dashamirësisë është rreth 25% më i lartë, krahasuar me periudhën para pandemisë.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Më shumë se 1/4 e prerjeve në Bullgari është e paligjshme, paralajmëron një raport nga organizata për mbrojtjen e mjedisit Fondi Botëror për Natyrën (WWF). Tendenca e vazhdueshme po dëmton vendin dhe kërcënon të privojë rajone të tëra nga ajri i..
Si një qytet me më shumë se 8000 vjet histori, Sofja mbetet e paeksploruar. "Koha në Sofje rrjedh sipas rregullave të veta dhe për ta kapur atë me të vërtetë në fotografi, duhet t'i njohësh ato," vë në dukje fotografi Ivan Shishiev, autor i albumit..
Në aeroportin e Sofjes do të prezantohet një sistem modern për vetë-skanimin e kartave të imbarkimit në check-in të parë. Sistemi tashmë është porositur dhe pritet të dorëzohet muajin e ardhshëm, raporton TravelNews. Kështu, tashmë në nivelin 0 të..
Marrëdhëniet diplomatike midis Bullgarisë dhe Republikës Islamike të Iranitkanë një histori 125-vjeçare dhe diplomati bullgar Angell Orbecov bëri një..
Po vazhdojnë për të katërtën ditë protestat e minatorëve dhe energjetikëve, të cilët bllokojnë rrugët dhe pikat kyçe të vendit. Të punësuarit në këtë..