Bullgaria përparon me 8 pozicione në renditjen e nivelit të lumturisë tështeteve të ndryshme, të përgatitur me urdhër të OKB-së. Sondazhi mat ndjesinë e kënaqësisë së qytetarëve me jetën, ku treguesit lidhen jo vetëm me produktin e brendshëm bruto dhe jetëgjatësinë, por edhe me nivelet e korrupsionit në vend, mbështetjen sociale, arsimin, aftësinë e qytetarëve për të marrë vendime të rëndësishme që ndikojnë te shteti dhe politika e vendit, etj. Sondazhi i dhjetë Botëror i Lumturisë raporton nivelin e lumturisë në 150 vende, bazuar në rezultatet mesatare të jetës në tre vitet e mëparshme, d.m.th. nga viti 2020 deri në vitin 2022. Lider në renditje për të gjashtën herë radhazi është Finlanda, e ndjekur nga Danimarka dhe Islanda.
Bullgaria është në vendin e 77-të pas vendeve si Filipinet, Peruja, Ekuadori, Republika Domenikane, Kolumbia, Bosnja dhe Hercegovina. Megjithatë krahasuar me vlerësimin e mëparshëm, që mbulon periudhën 2019-2021, Bullgaria ngjitet me 8 vende.
Dhe një përfundim tjetër optimist - niveli i lumturisë globale nuk ka rënë në vitet e pandemisë, dhe niveli i dashamirësisë është rreth 25% më i lartë, krahasuar me periudhën para pandemisë.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Më 17 shtator në ditën e Dëshmoreve të Shenjta Sofia, Besa, Shpresa dhe Dashuria shënojmë edhe ditën e kryeqytetit tonë – Sofja. Lidhur me këtë para kishës “Shën Sofia” në Sheshin “Shën Aleksandër NevskI” do të shërbehet një liturgji me bekim..
Më 16 shtator, në qytetin Shablla mbahet një festival i pjellorisë. Përfaqësuesit e të gjitha vendbanimeve të komunës do t'i tregojnë frytet e punës dhe natyrës në Parkun e Qytetit të Shabllës. Programi përfshin konkurse për perimet më të mëdha,..
Më 16 shtator, për të dytin vit radhazi, qytetarët e Ruses do të mund të marrin pjesë në festën e çokollatës – Festivali i Tortës Garash. Të ftuarit e eventit do të kenë mundësinë të përjetojnë personalisht emocionin dhe të transferohen në..
Si një qytet me më shumë se 8000 vjet histori, Sofja mbetet e paeksploruar. "Koha në Sofje rrjedh sipas rregullave të veta dhe për ta kapur atë me të..
Më shumë se 1/4 e prerjeve në Bullgari është e paligjshme, paralajmëron një raport nga organizata për mbrojtjen e mjedisit Fondi Botëror për Natyrën..