Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria ka përparuar me tetë hapa në shkallën e lumturisë

Foto: BGNES

Bullgaria përparon me 8 pozicione në renditjen e nivelit të lumturisë tështeteve të ndryshme, të përgatitur me urdhër të OKB-së. Sondazhi mat ndjesinë e kënaqësisë së qytetarëve me jetën, ku treguesit lidhen jo vetëm me produktin e brendshëm bruto dhe jetëgjatësinë, por edhe me nivelet e korrupsionit në vend, mbështetjen sociale, arsimin, aftësinë e qytetarëve për të marrë vendime të rëndësishme që ndikojnë te shteti dhe politika e vendit, etj. Sondazhi i dhjetë Botëror i Lumturisë raporton nivelin e lumturisë në 150 vende, bazuar në rezultatet mesatare të jetës në tre vitet e mëparshme, d.m.th. nga viti 2020 deri në vitin 2022. Lider në renditje për të gjashtën herë radhazi është Finlanda, e ndjekur nga Danimarka dhe Islanda.

Bullgaria është në vendin e 77-të pas vendeve si Filipinet, Peruja, Ekuadori, Republika Domenikane, Kolumbia, Bosnja dhe Hercegovina. Megjithatë krahasuar me vlerësimin e mëparshëm, që mbulon periudhën 2019-2021, Bullgaria ngjitet me 8 vende.

Dhe një përfundim tjetër optimist - niveli i lumturisë globale nuk ka rënë në vitet e pandemisë, dhe niveli i dashamirësisë është rreth 25% më i lartë, krahasuar me periudhën para pandemisë.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello


Më shumë nga rubrika

Është vendosur një paketë e re e 12-të e sanksioneve kundër Rusisë. Në fokus - diamantet ruse dhe ndalimi i eksportit të naftës ruse në BE

Zyrtarët e BE-së finalizojnë "detajet përfundimtare" të paketës së propozuar të 12-të të sanksioneve kundër Rusisë. Ambicia është që deri në fund të vitit ajo të bëhet fakt, por para kësaj do të diskutohet dhe miratohet nga vendet anëtare. Që nga..

botuar më 23-11-22 4.04.MD

Pas një mungese 66-vjeçare, kurrilla gri u kthye në Bullgari

Kurrilla gri (Grus grus) bën fole përsëri në vendin tonë pas një mungese 66-vjeçare. Ajo ka zgjedhur si shtëpi Kënetën e Dragomanit. Kjo u bë e ditur nga Shoqata për Kafshët e Egra “Ballkani” pas një sërë vëzhgimesh nga Shoqata dhe Fondi Botëror..

botuar më 23-11-21 2.46.MD
Foto: FB/BearSanctuaryBelitsa

7 nga 17 arinj në Belica tani janë në letargji

Gjumi dimëror në Parkun e Arinjve afër Belicës ka pushtuar 7 nga 17 arinjtë që banojnë në zonën e mbrojtur, tha për BTA menaxheri i parkut, Dimitër Ivanov. Shpresat e ekipit janë që këtë vit një pjesë më e madhe e arinjve do të bien në letargji (gjumë..

botuar më 23-11-19 8.30.PD