Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

Mot me diell, por me shi

Foto: arkiv

Të shtunën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga 2 deri në 7°. Në Sofje do të jetë 3°. Para mesditës do të mbajë mot me diell, pas mesditës me vranësira dhe reshje nga perëndimi. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 19 deri në 24°, në kryeqytet deri në 20°.

Me diell do të jetë edhe Detin e Zi. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 9-12°. Uji i detit do të jetë 9°.

Mbi male, pavarësisht se para dite do të jetë me diell, pas mesditës do të bjerë shi. Në zonat më të larta të maleve Rilla dhe Pirin do të bjerë borë. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 14°, në 2000 m rreth 7°.

Të dielën, me përjashtim të Bullgarisë Lindore, reshjet e shiut do të pushojnë.

Jashtë vendit

Në Evropë, do të bjerë shi në pjesën më të madhe të kontinentit me përjashtim të Ballkanit Lindor, Apenineve, Gadishullit Iberik, pjesëve perëndimore dhe qendrore të Francës. Në Londër pritet 13°, në Moskë, në Berlin dhe në Paris – 14. Në Madrid dhe në Romë do të jetë 21° dhe 18°, në Beograd – 19°. Në Bukuresht dhe Athinë do të jetë 23 dhe 11°, në Stamboll - 15°.

Në Nju Jork dhe Montreal do të jetë 10 dhe 1°, në Vankuver dhe në Çikago do të jetë përkatësisht 5 dhe 3°. Në Los Anxhelos pritet 4°, ndërsa 23 dhe 26° në Miami dhe Meksiko Sity, 22 dhe 23° në Buenos Aires dhe Rio de Zhaneiro. Do të jetë 26° në Dubai, 22 dhe 16° përkatësisht në Jerusalem dhe Teheran.


Më shumë nga rubrika

Nikollaj Denkov: Ka pajtim për hartimin e një strategjie energjetike

Ka pajtim të plotë që në muajt e ardhshëm duhet të përgatitet një strategji energjetike për vendin tonë, tha kryeministri Nikollaj Denkov në një konferencë për shtypin pas një takimi me përfaqësuesit e organizatave të punëdhënësve. Ai diskutoi me ta..

botuar më 23-10-04 11.47.PD

14% janë të sapo infektuar me Covid-19

305 janë të sapo infektuar me koronavirus nga 2230 analizat e kryera dhe dy të vdekur është totali i 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit. Gati 14% e atyre që u testuan për sëmundjen dhanë një rezultat..

botuar më 23-10-04 9.34.PD

Bllokadat e rrugëve mbeten deri në votim të marrëveshjes së arritur në Kuvendin Popullor

Minatorët dhe energjetikët në grevë lënë rrugët e bllokuara edhe mëngjesin e sotëm, pavarësisht marrëveshjes së nënshkruar dje mes kryeministrit, deputetëve, përfaqësuesve të qeverisë dhe sindikatave të sektorit të energjetikës Protestuesit nga..

botuar më 23-10-04 9.09.PD