Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ju prezantojmë "Sonjo, o moj bir" në interpretim të Bojka Prisadovës, fituesen e “Oskarit folklorik” në Evropë

Foto: YouTube, arkiv

Çdo udhëtim nëpër malet Rodope është i paharrueshëm - do t'ju thonë ata që dikur kanë shijuar aromën e pyjeve me pisha dhe të livadheve të harlisura. Por madhësia e malit u detyrohet edhe njerëzve dhe këngëve të tyre. Është e pamundur të jesh në Rodope, të dëgjosh dhe të mos kënaqesh nga zhurma e gajdes dhe zërat e këngëtarëve.

Sot ju çojmë në Rodope me "Këngën e ditës" "Sonjo, o moj bir" - një nga këngët më të forta nga kjo pjesë e Bullgarisë. Teksti i saj rikrijon një rrëfim emocionues dashurie, si shumica e këngëve në Rodope.

Këngën do ta dëgjojmë të interpretuar nga një prej emblemave të kësaj treve - Bojka Prisadova, karriera e së cilës filloi në tubimin e parë të të kënduarit "Rozhen" në vitin 1961. Atje ajo fitoi një medalje të artë. Pas diplomimit në Akademinë e Arteve Muzikore dhe Koreografike në Plovdiv, këngëtarja u bë pjesë e ansamblit tonë legjendar “Filip Kutev”. Më vonë, vetë Prisadova filloi të drejtojë grupe këngësh, me të cilat ajo gjithashtu fitoi njohje dhe popullaritet.

Bojka Prisadova u largua nga ne më 27 janar 2017.

Këngëtarja e dashur ka fituar shumë çmime në karrierën e saj të pasur muzikore, por një prej tyre është veçanërisht i vlefshëm - në vitin 1991, në Konkursin e 16-të Ndërkombëtar të Radios në Bratislavë, Sllovaki, në një konkurrencë me artistë nga 28 radio stacione evropiane, Bojka Prisadova fitoi Çmimin e Artë i pranuar nga specialistët si "Oskari folklorik" në Evropë. Në vitin 1991, të gjitha mediat raportuan për këtë sukses të folklorit bullgar dhe fotografia e Bojka Prisadovës nuk u largua nga faqet e para të gazetave dhe revistave evropiane.

Le të kujtojmë këngën që emocionoi publikun në mbarë botën 32 vjet më parë - "Sonjo, o moj bir". Aranzhimi për solist, kor dhe gajde është i Stefan Dragostinovit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Më shumë nga rubrika

“Animacionerite” – “Plus”

Më 8 dhe 9 shtator, tetë grupe alternative – shtatë bullgare dhe një amerikan, “u ankoruan” në kryeqytetin tonë detar Varna, për festivalin REBEL REBEL By The Sea Edition. Për të tretin vit, shoqata krijuese “Projector Plus” mblodhi për dy ditë..

botuar më 23-09-11 11.45.PD
Sonja Jonçeva

Sonja Jonçeva çon yjet e skenës botërore të operës në vendin tonë

Ylli i operës Sonja Jonçeva do të mbledhë elitën e skenës muzikore në Sofje për sezonin special “Zërat e Fshehur”, njoftoi ekipi i saj. Çdo muaj nga tetori deri në maj 2024, kompania e saj e produksionit do të prezantojë emra të njohur nga bota e..

botuar më 23-09-07 10.10.PD

"Le të argëtohemi" dhe Muzika Frymore e Berkovicës

Sot, më 5 shtator, Muzika Frymore e Berkovicës dhe Komuna e Berkovicës ju ftojnë në Festivalin e VII Veriperëndimor të Muzikës Frymore BDM Fest. Për një vit tjetër, qyteti mbledh fansat e ritmeve të shpejta për t'i tërhequr në një maratonë unike të..

botuar më 23-09-05 10.15.PD