Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ju prezantojmë "Sonjo, o moj bir" në interpretim të Bojka Prisadovës, fituesen e “Oskarit folklorik” në Evropë

Foto: YouTube, arkiv

Çdo udhëtim nëpër malet Rodope është i paharrueshëm - do t'ju thonë ata që dikur kanë shijuar aromën e pyjeve me pisha dhe të livadheve të harlisura. Por madhësia e malit u detyrohet edhe njerëzve dhe këngëve të tyre. Është e pamundur të jesh në Rodope, të dëgjosh dhe të mos kënaqesh nga zhurma e gajdes dhe zërat e këngëtarëve.

Sot ju çojmë në Rodope me "Këngën e ditës" "Sonjo, o moj bir" - një nga këngët më të forta nga kjo pjesë e Bullgarisë. Teksti i saj rikrijon një rrëfim emocionues dashurie, si shumica e këngëve në Rodope.

Këngën do ta dëgjojmë të interpretuar nga një prej emblemave të kësaj treve - Bojka Prisadova, karriera e së cilës filloi në tubimin e parë të të kënduarit "Rozhen" në vitin 1961. Atje ajo fitoi një medalje të artë. Pas diplomimit në Akademinë e Arteve Muzikore dhe Koreografike në Plovdiv, këngëtarja u bë pjesë e ansamblit tonë legjendar “Filip Kutev”. Më vonë, vetë Prisadova filloi të drejtojë grupe këngësh, me të cilat ajo gjithashtu fitoi njohje dhe popullaritet.

Bojka Prisadova u largua nga ne më 27 janar 2017.

Këngëtarja e dashur ka fituar shumë çmime në karrierën e saj të pasur muzikore, por një prej tyre është veçanërisht i vlefshëm - në vitin 1991, në Konkursin e 16-të Ndërkombëtar të Radios në Bratislavë, Sllovaki, në një konkurrencë me artistë nga 28 radio stacione evropiane, Bojka Prisadova fitoi Çmimin e Artë i pranuar nga specialistët si "Oskari folklorik" në Evropë. Në vitin 1991, të gjitha mediat raportuan për këtë sukses të folklorit bullgar dhe fotografia e Bojka Prisadovës nuk u largua nga faqet e para të gazetave dhe revistave evropiane.

Le të kujtojmë këngën që emocionoi publikun në mbarë botën 32 vjet më parë - "Sonjo, o moj bir". Aranzhimi për solist, kor dhe gajde është i Stefan Dragostinovit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Më shumë nga rubrika

"Kuadroja e verës"

Në vitin 2015 “Deep Zone Project” prezantuan projektin e tyre të parë të përbashkët me këngëtaren Vesi Boneva. Kënga "Kuadroja e verës" është kompozuar nga Dian Savov (Dian Solo) dhe Ljubomir Savov (JuraTone) nga grupi. Nelina Georgieva, Svetlin..

botuar më 23-08-23 1.15.MD

Ansambli Folklorik "Filip Kutev" me një koncert të madh në Burgas

Ansambli Shtetëror Folklorik “Filip Kutev”  më 23 gusht do të vizitojë qytetin e Burgasit në Detin e Zi. "Izvori" (“Burime”) - kështu quhet koncerti-spektakël i përgatitur posaçërisht, duke përfshirë disa produksione-premierë kërcimi. Aktiviteti i..

botuar më 23-08-23 7.15.PD

"Pak më shumë"

Rushi Vidinliev është rikthyer me një këngë të re. Hiti klasik i verës, "Pak më shumë" është kompozuar nga Denis Popstoev dhe Rushi, me aranzhim të Denisit, dhe tekst nga Rushi. Një nga emrat më ikonë të skenës muzikore vendase në fillim të..

botuar më 23-08-22 12.05.MD