Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sipas ministrit të mbrojtjes, lufta në Ukrainë do të jetë një luftë e rraskapitjes

Ministri Dimitër Stojanov
Foto: mod.bg

Janë bërë analiza dhe trajnime, përmes simulimit kompjuterik, për rreziqet që Bullgaria të sulmohet në rast të një konflikti të mundshëm Rusi-NATO, tha për Nova TV ministri i mbrojtjes Dimitër Stojanov. Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga konflikti në Ukrainë dhe Rusia nuk pritet të përdorë armë bërthamore kundër Kievit. “Lufta do të zgjasë gjatë dhe do të jetë një luftë e rraskapitjes. Kjo është taktika e Rusisë për momentin”, analizoi ministri.

Stojanov siguroi sërish se ushtarë bullgarë nuk do të dërgohen në Ukrainë dhe theksoi se një vendim të tillë mund ta marrë vetëm parlamenti. Ai nuk iu përgjigj pyetjes nëse Bullgaria duhet të arrestojë presidentin rus Vladimir Putin nëse ai hyn në territorin e vendit, siç urdhëroi gjykata në Hagë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeqyteti i vjetër i Veliko Tërnovos feston solemnisht festën e tij

Qindra fëmijë dhe të rritur iu bashkuan kortezhit festiv me fytyrat e bamirësve të Veliko Tërnovës. Ai filloi nga kisha historike “40 Martirët e Shenjtë” dhe vazhdoi deri në qendër të qytetit.  Në fjalimin e tij, Mitropoliti i Veliko Tërnovos,..

botuar më 24-03-22 3.09.MD
 Nikollaj Denkov

Kryeministri në dorëheqje bëri thirrje për negociata për të formuar një qeveri

Kryeministri i dorëhequr Nikollaj Denkov zbuti qëndrimin e tij nëse ai mund të zëvendësohej nga kandidatja e GERB-SDS Maria Gabriel. Ai deklaroi se ishte i gatshëm për çdo kompromis të arsyeshëm që do të çonte në një qeveri të qëndrueshme. Denkov..

botuar më 24-03-22 11.24.PD

“Frontex” trefishoi forcat në kufirin bullgaro-turk

Gjatë rotacionit të personelit, Shërbimi Evropian i Rojës Kufitare dhe Bregdetare "Frontex" rriti ndjeshëm përbërjen e kontingjentit të tij në Bullgari. Kjo erdhi një muaj pasi drejtori ekzekutiv i shërbimit, Hans Lejtens, vizitoi vendin dhe u ra..

botuar më 24-03-22 9.48.PD