Janë bërë analiza dhe trajnime, përmes simulimit kompjuterik, për rreziqet që Bullgaria të sulmohet në rast të një konflikti të mundshëm Rusi-NATO, tha për Nova TV ministri i mbrojtjes Dimitër Stojanov. Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga konflikti në Ukrainë dhe Rusia nuk pritet të përdorë armë bërthamore kundër Kievit. “Lufta do të zgjasë gjatë dhe do të jetë një luftë e rraskapitjes. Kjo është taktika e Rusisë për momentin”, analizoi ministri.
Stojanov siguroi sërish se ushtarë bullgarë nuk do të dërgohen në Ukrainë dhe theksoi se një vendim të tillë mund ta marrë vetëm parlamenti. Ai nuk iu përgjigj pyetjes nëse Bullgaria duhet të arrestojë presidentin rus Vladimir Putin nëse ai hyn në territorin e vendit, siç urdhëroi gjykata në Hagë.Sigurimi i lidhjes së shpejtë dhe efikase midis Azisë dhe Evropës përmes porteve bullgare është ndër prioritetet e qeverisë. Kështu deklaroi ministri i transportit dhe komunikacioneve Georgi Gvozdejkov në një takim me ambasadorin e Kazakistanit Viktor..
Vazhdojnë për të pestën ditë protestat dhe bllokimet e rrugëve kyçe nga minatorët dhe punonjësit e energjetikës, të pakënaqur me planet territoriale për një kalim të drejtë drejt ekonomisë së gjelbër në rajonet e qymyrit. Sot në Kuvendin Popullor..
Bllokimi i rrugëve nga minatorët dhe energjetikët protestues vijojnë për të pestën ditë. Ata i bënë 6 kërkesa autoriteteve , duke përfshirë tërheqjen e planeve territoriale të paraqitura në Komisionin Evropian për një tranzicion të drejtë të..
Minatorët dhe punëtorët e energjetikës në protestë dolën me gjashtë kërkesa për të ndaluar bllokadat Ata insistojnë për rinegocimin e Planit..
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në bregun jugor të Detit të Zi deri në 18°, në Sofje – 9°. Gjatë ditës do të jetë..
Grupi parlamentar i PP-DB dorëzoi në sekretariatin e Kuvendit Popullor projektligjet për reformat në shërbimet e sigurisë. Lidhur me këtë,..