Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i mbrojtjes: Nuk do të dërgojmë kontingjent ushtarak në Ukrainë

Foto: Zdravka Masljankova

“Bullgaria nuk do të dërgojë një kontigjent ushtarak në Ukrainë. Asnjë ushtar bullgar nuk do të shkelë atje derisa qeveria e përkohshme të jetë në pushtet.” Këtë e deklaroi në Universitetin Ushtarak Kombëtar në Veliko Tërnovo ushtruesi i detyrës së ministrit të mbrojtjes Dimitër Stojanov. Ai siguroi se nuk po vazhdon asnjë proces mobilizimi, po bëhen verifikimet vjetore, të cilat mbahen çdo vit në rrethet ushtarake. Stojanov tha gjithashtu se Bullgaria do të ketë një oficer shtabi në Bruksel, oficerë shtabi në Poloni dhe deri në 50 personel ushtarak, nëse do të jetë e nevojshme për të marrë pjesë në misionin stërvitor evropian në Poloni dhe gjithashtu në Gjermani.

Më shumë nga rubrika

Ilijana Ivanova

Ilijana Ivanova tani është komisionerja evropiane bullgare

Këshilli i BE-së miratoi Ilijana Ivanova si Komisionere Evropiane për Inovacion, Kërkim, Kulturë, Arsim dhe Rini. Kjo ndodhi me pëlqimin e Presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen, dhe pasi kaloi me sukses procedurën e miratimit në Parlamentin..

botuar më 23-09-19 3.46.MD

Në Varna, Burgas dhe Plovdiv janë komunitetet më të mëdha të refugjatëve ukrainas në vendin tonë

70% e refugjatëve ukrainas që banojnë në vendin tonë janë gra. Po aq janë edhe të diplomuarit. 28% nga të gjitha refugjatët ukrainas janë nën 14 vjeç. Midis 48 dhe 55 mijë janë fëmijët e shoqëruar, kurse të pashoqëruarit - rreth 500. Këtë e tregon një..

botuar më 23-09-19 3.42.MD

Minatorët u mblodhën në protestë në trekëndëshin e pushtetit

Qindra minatorë dhe punonjës të energjetikës nga i gjithë sektori i minierave të qymyrit në vend u mblodhën për një protestë në të ashtuquajturin “trekëndësh të pushtetit” - hapësirën midis Këshillit të Ministrave, Presidencës dhe godinës së Kuvendit..

botuar më 23-09-19 3.04.MD