Bullgaria nuk heq dorë nga rinegocimi i Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë me Komisionin Evropian, deklaroi ministri i energjetikës Rosen Hristov pas takimit të ministrave të energjisë në Bruksel. Megjithatë, ai pranoi se procesi është i vështirë dhe një takim i ri do të vijë pas 3 javësh, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Hristov shpjegoi se vendi ynë aktualisht po kundërshton objektivin e vendosur nga qeveria e mëparshme e Bullgarisë për të reduktuar emetimet nga termocentralet me 40 për qind, që prek 14-15 objekte. “Analizat treguan se për ne është e parealizueshme. Nëse e bëjmë duhet të mbyllim kapacitetet. Nëse i mbyllim do të kemi pasiguri në furnizimin me energji elektrike”, tha ai.
Kryeministri Nikollaj Denkov niset për në Berlin, ku do të takohet me kancelarin federal të Gjermanisë, Olaf Scholz. Në takimin e sotëm, të dy do të diskutojnë tema që kanë të bëjnë me Shengenin, Ballkanin Perëndimor, luftën në Ukrainë dhe bisedimet e..
“BSP për Bullgarinë” shprehu mospajtim me Marrëveshjen ndërmjet kryeministrit Nikollaj Denkov, përfaqësuesve të Këshillit të Ministrave, përfaqësuesve të popullit nga partitë mbështetëse të qeverisë dhe përfaqësuesve të organizatave sindikaliste në..
Ministri i drejtësisë, Atanas Sllavov, lejoi ndërmarrjen e masave shtetërore në lidhje me kishën e mbyllur “Shën Nikollaj Mirlikijski” nga ambasada ruse. “Është e papranueshme që shteti rus, në personin e ambasadores Mitrofanova, të..
Bllokimi i rrugëve nga minatorët dhe energjetikët protestues vijojnë për të pestën ditë. Ata i bënë 6 kërkesa autoriteteve , duke përfshirë..
Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare mblidhet sot për të diskutuar rastin me kishën “Shën Nikollaj Mirlikijski” të kryeqytetit, e njohur si Kisha..
Pas pesë ditësh të protestave dhe bllokimeve nga punëtorët e energjetikës dhe minatorët që nuk pajtohen me planet territoriale për një tranzicion të..