Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria kundërshton uljen me 40 për qind të ndotjes nga termocentralet

Foto: Zhivko Nanev

Bullgaria nuk heq dorë nga rinegocimi i Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë me Komisionin Evropian, deklaroi ministri i energjetikës Rosen Hristov pas takimit të ministrave të energjisë në Bruksel. Megjithatë, ai pranoi se procesi është i vështirë dhe një takim i ri do të vijë pas 3 javësh, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Hristov shpjegoi se vendi ynë aktualisht po kundërshton objektivin e vendosur nga qeveria e mëparshme e Bullgarisë për të reduktuar emetimet nga termocentralet me 40 për qind, që prek 14-15 objekte. “Analizat treguan se për ne është e parealizueshme. Nëse e bëjmë duhet të mbyllim kapacitetet. Nëse i mbyllim do të kemi pasiguri në furnizimin me energji elektrike”, tha ai.


Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të premten temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – 10°. Gjatë ditës në vend do të ketë vranësira të shpërndara, më të theksuara në juglindje. Vende-vende do të ketë reshje të dobëta. Temperaturat maksimale do të jenë nga 24..

botuar më 23-09-28 6.06.MD

Parlamenti del me pushime për shkak të zgjedhjeve

Deputetët vendosën të dalin me pushime njëmujore dhe seancat e fundit plenare të zhvillohen më 5 dhe 6 tetor. Ata do të kthehen në parlament më 8 nëntor, pasi të përfundojnë edhe balotazhet e zgjedhjeve lokale (zgjedhjet do të mbahen më 29 tetor, kurse..

botuar më 23-09-28 5.53.MD

Pranimi i Bullgarisë në Shengen do të jetë një sinjal i unitetit në BE

Ministri i punëve të brendshme Kalin Stojanov në kuadër të pjesëmarrjes në Këshillin “Drejtësia dhe Punët e Brendshme”, u takua me ministrin federal të punëve të brendshme të Austrisë Gerhard Karner. Theksi në bisedimet e tyre ishte arritja e një..

botuar më 23-09-28 4.35.MD