Bullgaria nuk heq dorë nga rinegocimi i Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë me Komisionin Evropian, deklaroi ministri i energjetikës Rosen Hristov pas takimit të ministrave të energjisë në Bruksel. Megjithatë, ai pranoi se procesi është i vështirë dhe një takim i ri do të vijë pas 3 javësh, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Hristov shpjegoi se vendi ynë aktualisht po kundërshton objektivin e vendosur nga qeveria e mëparshme e Bullgarisë për të reduktuar emetimet nga termocentralet me 40 për qind, që prek 14-15 objekte. “Analizat treguan se për ne është e parealizueshme. Nëse e bëjmë duhet të mbyllim kapacitetet. Nëse i mbyllim do të kemi pasiguri në furnizimin me energji elektrike”, tha ai.
Nëse Ukraina shfrytëzon raketat ose pjesët e raketave të dërguara nga Bullgaria, ato do të jenë për mbrojtjen e qyteteve të saj, jo për sulm. Kështu kryeministri Nikollaj Denkov komentoi reagimin e ashpër të Moskës pas vendimit të parlamentit në Sofje..
Gjatë natës dhe nesër vranësira do të jetë e shpërndarë, kryesisht e theksuar në Bullgarinë Jugore dhe Lindore, ku vende-vende do të ketë reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja, por në mbrëmje gradualisht do të dobësohet...
Prokuroria e qytetit të Sofjes ngarkoi Agjencinë Kombëtare të Sigurisë Shtetërore të kontrollojë pronësinë e kishës “Shën Nikollaj Mirlikijski”, i njohur si Kisha Ruse, pas dy sinjaleve të një grupi përfaqësuesish të popullit dhe shoqatës civile..
Plani për një tranzicion të drejtë u miratua nga qeveria dhe do t’i dërgohet Komisionit Evropian nesër, pasi një vonesë do të çonte në humbje prej..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje – 11°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Vlerat maksimale do të..
Edhe pse nuk është ratifikuar në nivel kombëtar nga gjashtë vende, përfshirë Bullgarinë, Konventa e Stambollit hyn në fuqi në të gjithë Bashkimin..