Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U zbulua një mbishkrim i vjetër bullgar i kohës së mbretit Simeon

Foto: BTA

Një mbishkrim cirilik nga koha e Mbretit Simeon i Madh u zbulua në kështjellën “Ballëk Dere” afër fshatit Huhlla në rajonin e qytetit Ivajllovgrad, njoftoi ekipi i arkeologut nga Muzeu Historik Kombëtar Ivajllo Kënev. Mbishkrimi është një amulet me lutje të shkruar mbi një pllakë plumbi. Ka 7 rreshta në njërën anë dhe 4 rreshta në anën e pasme. Gjatë konservimit u lexuan emrat e kërkuesve Nikolla dhe Pavell, transmeton BTA.

Pllaka u gjet në një shtresë kulturore e datuar nga fillimi i shekullit të X. Kjo u jep shkencëtarëve arsye të besojnë se ata zbuluan një nga tekstet më të hershme të njohura cirilike. Mbishkrimet e vjetra bullgare të ngjashme, gjeografikisht më të afërta, janë dy amuletet e shekujve të X - XI të gjetura në rajonet e qyteteve Kërxhali dhe Haskovo. Sipas Ivajllo Kënev, në kështjellën “Ballëk Dere” kishte një garnizon bullgar gjatë marshimit të mbretit Simeon në Kostandinopojë dhe pllaka i përkiste luftëtarëve të tij.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: BTA

Tempulli i nimfave në Perperikon është duke u studiuar

Bullgaria është ndër vendet më të pasura me monumente arkeologjike në Evropë dhe kompleksi i madh arkeologjik Perperikon në Rodopet Lindore nuk pushon kurrë së habituri studiuesit e tij. Lajmet e fundit lidhen me detajet e një tempulli të lashtë uji të..

botuar më 23-11-02 7.00.PD

Në ditën e Shën Dhimitrit në fshatin Teshovo

Të krishterët ortodoksë shikojnë sot imazhin e Shën Dhimitër Mirovlitit me besim në ndërmjetësimin e tij qiellor. Më 26 tetor kisha nderon martirin e madh të lindur në Selanik. Emri i Shën Dhimitrit është i lidhur me historinë e popullit bullgar. Në..

botuar më 23-10-26 6.55.PD

Harallampi Taçev – artisti që e dinte se si ta bënte Sofjen një kryeqytet të bukur

Ornamentet luksoze, eleganca dhe vëmendja ndaj detajeve - kjo është ajo që dallon fasadat dhe dekorimin e brendshëm të atyre pak ndërtesave publike që kanë mbijetuar deri më sot, të ndërtuara në fillim të shekullit të kaluar. Çdo banor i..

botuar më 23-10-24 7.15.PD