Edhe nëse Bullgaria arrin të rinegociojë Planin e saj të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, objektivat e arritjes së neutralitetit klimatik duhet të mbeten në të, njoftuan nga Komisioni Evropian për BNR. Kjo do të thotë se Sofja duhet të ndajë të paktën 37 për qind të kostove të planit për tranzicionin klimatik dhe për zbatimin e rekomandimeve specifike për Bullgarinë. Ato janë për dekarbonizimin e ekonomisë, e cila është ndër më emetuesit e karbonit në BE. Sofja ende nuk e ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për rinegocim, njofton korrespondentja e BNR Angelina Piskova nga Brukseli.
Ministri i energjetikës Rosen Hristov tha se i ka kërkuar Komisionit Evropian që Bullgaria të rinegociojë detyrimin e marrë përsipër nga qeveria e Kirill Petkov për të reduktuar emetimet e karbonit në prodhimin e energjisë elektrike me 40 për qind deri në vitin 2026.
"Vreshtaria në Bullgari po vdes për shkak të paaftësisë suaj" - kështu shkruajtën vreshtarët dhe verëtarët në mitingun e tyre protestues në muajin mars në Sofje. Shpresa e tyre ishte që Zyra Shtetërore të merrte më pas masa për të përmirësuar gjendjen e..
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka rritur parashikimin e rritjes për ekonominë bullgare në vitin 2023, sipas raportit vjeshtor të institucionit. Në vitin 2023, PBB-ja bullgare do të jetë 1.7%. Kjo është 0.3 për qind më shumë nga vlerësimet në..
Hyrja në Shengen dhe Eurozonë, anëtarësimi në Organizatën për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik – këto janë disa nga prioritetet e rëndësishme për diplomacinë bullgare. Data e synuar për miratimin e monedhës së përbashkët evropiane është 1 janari..
Rolls-Royce, Tesla dhe marka kineze DFSK janë ndër makinat e reja më të kërkuara në tregun bullgar për vitin 2023, raporton Automedia.bg , duke iu..