Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti i RSM: Vendi ynë nuk do të humbasë nëse përfshijmë edhe bullgarët

Stevo Pendarovski
Foto: EPA/BGNES

Nëse bullgarët përfshihen në Kushtetutë, vendi ynë nuk do të humbasë. Përfshirja e bullgarëve në ligjin bazë në asnjë mënyrë nuk kërcënon sovranitetin maqedonas, pavarësinë dhe rrugën evropiane të vendit. Kështu tha presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, në Shkup, transmeton BNT. Kjo është një nga kërkesat e protokollit të nënshkruar mes Bullgarisë dhe RSM në vitin 2022 dhe një kusht për vazhdimin e integrimit evropian të vendit. Pendarovski deklaroi se në Republikëm e Maqedonisë së Veriut ka 3500 bullgarë, duke përmendur të dhënat nga regjistrimi i marsit të vitit të kaluar. Sipas tij, sa më shpejt do të krijohet një komision për të përgatitur propozimet e nevojshme për ndryshimet në Kushtetutë, shton BGNES.


Më shumë nga rubrika

Minatorët dhe punëtorët e energjetikës në protestë parashtruan gjashtë kërkesa

Minatorët dhe punëtorët e energjetikës në protestë dolën me gjashtë kërkesa për të ndaluar bllokadat Ata insistojnë për rinegocimin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë në sektorin e energjisë; për garantimin e funksionimit të..

botuar më 23-10-02 4.54.MD

Në dy muaj, KE do të vendosë mbi planin e rimëkëmbjes bullgare

Komisioni Evropian konfirmoi se mori Planin e rishikuar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë bullgare dhe do të marrë një vendim brenda dy muajsh. Shtetet anëtare do të kenë më pas deri në katër javë për të miratuar vlerësimin e KE-së. Vendi..

botuar më 23-10-02 3.16.MD

Qeveria publikon planet territoriale për një tranzicion të drejtë

Rrethi Stara Zagora është më i prekuri nga kalimi në një ekonomi neutrale ndaj klimës, pasi katër termocentralet dhe minierat me qymyr ndodhen në territorin e tij. Ky konstatim u bë në planet përfundimtare territoriale për një tranzicion të drejtë të..

botuar më 23-10-02 1.58.MD