Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Heshtja e bardhë” – kartëvizita e kompozitorit Boris Karadimçev

Foto: lostbulgaria.com

Autori i muzikës argëtuese bullgare – ky është imazhi i kompozitorit Boris Karadimçev, i lindur më 30 mars, saktësisht 90 vjet më parë (1933). Si autor i qindra këngëve, muzikës filmike dhe të estradës, drejtor artistik shumëvjeçar i korit për fëmijë "Pim-Pam", profesor në Akademinë Kombëtare për Arte Teatrale dhe Kinematografike, ai zhvilloi talentin e tij në zhanre dhe fusha të ndryshme.

Boris Karadimçev filloi të kompozojë muzikë pop që në vitet 1950, kur punoi me formacionin muzikor "Xhazi i të Rinjve" dhe këngët e tij të para datojnë në vitet 1960. Edhe pse puna e tij përfshin edhe muzikën klasike (simfonike, dhome, etj.), muzika e tij filmike (për mbi 40 filma artistikë dhe 120 filma të animuar), muzika për fëmijë dhe ajo argëtuese janë veçanërisht të dashura të disa brezave. Ne e kujtojmë Boris Karadimçevin si një person shumëngjyrësh me një histori të pasur krijuese.

Boris Karadimçev u largua nga ne në vitin 2014, por meloditë e tij janë ende me ne. Shumë nga hitet e tij i kanë rezistuar kohës – ndër to është një nga këngët e tij më të bukura “Heshtja e Bardhë”, interpretuar nga Georgi Minçev dhe “Shturcite”, "Heshtja e bardhë" bazuar në tekstin e Bogomil Gudevit u shpall "Melodia e Vitit" në konkursin televiziv me të njëjtin emër në vitin 1967. Po atë vit fitoi edhe çmimin e parë në festivalin "Orfeu i Artë". Kënga ka një sërë orkestrimesh, por versioni origjinal përfaqëson plotësisht si tingullin e fundit të viteve '60 në Bullgari, ashtu edhe stilin e paimitueshëm të Boris Karadimçevit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lili Ivanova me një koncert në sallën legjendare "Flagey" në Bruksel

Pas një pauze dhjetëvjeçare, ylli i estradës bullgare, Lili Ivanova, do të mbajë sërish një koncert të madh në Bruksel. Ngjarja është më 6 mars në orën 20:00 me orën lokale në sallën legjendare "Flagey" të kryeqytetit belg dhe është nën patronazhin e..

botuar më 24-03-06 10.50.PD

“Fjalë pa gënjeshtra” – një këngë nga albumi i fundit “Puzzle” i formacionit B.T.R.

Një nga grupet më të njohura dhe më të dashura të rokut bullgar – B.T.R., gjatë vitit 2024 shënon 30 vjetorin e tij. Muzikantët e festuan këtë përvjetor në fund të vitit të kaluar me një koncert të madh, i cili u prit me shumë interes nga publiku. Në..

botuar më 24-03-06 7.50.PD

"Më jep dashuri" mbledh në një duet Hristijana Dankova dhe Kristijan Jankullov

Dy interpretues të rinj, por tashmë të njohur - Hristijana Dankova dhe Kristijan Jankullov - prezantojnë këngën e tyre të parë të përbashkët "Më jep dashuri". Kjo baladë e bukur pop i kushtohet dashurisë,të cilën sot rrallë e gjejmë në formën e..

botuar më 24-03-05 7.40.PD