Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Heshtja e bardhë” – kartëvizita e kompozitorit Boris Karadimçev

Foto: lostbulgaria.com

Autori i muzikës argëtuese bullgare – ky është imazhi i kompozitorit Boris Karadimçev, i lindur më 30 mars, saktësisht 90 vjet më parë (1933). Si autor i qindra këngëve, muzikës filmike dhe të estradës, drejtor artistik shumëvjeçar i korit për fëmijë "Pim-Pam", profesor në Akademinë Kombëtare për Arte Teatrale dhe Kinematografike, ai zhvilloi talentin e tij në zhanre dhe fusha të ndryshme.

Boris Karadimçev filloi të kompozojë muzikë pop që në vitet 1950, kur punoi me formacionin muzikor "Xhazi i të Rinjve" dhe këngët e tij të para datojnë në vitet 1960. Edhe pse puna e tij përfshin edhe muzikën klasike (simfonike, dhome, etj.), muzika e tij filmike (për mbi 40 filma artistikë dhe 120 filma të animuar), muzika për fëmijë dhe ajo argëtuese janë veçanërisht të dashura të disa brezave. Ne e kujtojmë Boris Karadimçevin si një person shumëngjyrësh me një histori të pasur krijuese.

Boris Karadimçev u largua nga ne në vitin 2014, por meloditë e tij janë ende me ne. Shumë nga hitet e tij i kanë rezistuar kohës – ndër to është një nga këngët e tij më të bukura “Heshtja e Bardhë”, interpretuar nga Georgi Minçev dhe “Shturcite”, "Heshtja e bardhë" bazuar në tekstin e Bogomil Gudevit u shpall "Melodia e Vitit" në konkursin televiziv me të njëjtin emër në vitin 1967. Po atë vit fitoi edhe çmimin e parë në festivalin "Orfeu i Artë". Kënga ka një sërë orkestrimesh, por versioni origjinal përfaqëson plotësisht si tingullin e fundit të viteve '60 në Bullgari, ashtu edhe stilin e paimitueshëm të Boris Karadimçevit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Më shumë nga rubrika

"Dashuria nuk e duron mëshirën"

Kënga e 27-të me radhë nga projekti "Artistët këngëtarë" të producentit Igor Markovski është "Dashuria nuk e duron mëshirën", interpretuar nga aktori Simeon Vlladov, i cili është edhe autor i tekstit. Edhe pse e realizuar së fundmi, kjo këngë ka..

botuar më 23-09-14 10.25.PD

Formacioni Vokal Teatror i Fëmijëve “Tallasëmçe” me shfaqje në SHBA

Formacioni Vokal Teatror i Fëmijëve “Tallasëmçe”, mbrëmjen e 13 shtatorit do ta hapë sezonin kulturor të vjeshtës me një koncert në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Bullgarisë në Nju Jork. Organizimin e përgjithshëm të vizitës së..

botuar më 23-09-13 11.20.PD

"Trashëgimia"

Me një koncert të grupit "Diana Expres"   sot në Bratislavë, në oborrin e Pallatit "Zhiçi", hapet Festivali i Kulturës dhe Artit Bullgar. Festivali, i cili ka një histori që nga viti 2016, organizohet nga Instituti Bullgar i Kulturës në..

botuar më 23-09-12 10.25.PD