Ruleta zgjedhore po rrotullohet në Bullgari për plot dy vjet. Më 2 prill, bullgarët në vend dhe në mbarë botën do të gjejnë sërish kohë për të ushtruar të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre civile dhe do të zgjedhin parlamentin e ri - organi ligjvënës në vendin tonë.
„Bullgarisë do t'i dhurohet edhe një ditë nga jeta jonë, le ta bëjmë të bukur”, tha për Radio Bullgarinë Zornitsa Rangelova nga Londra. Dhe ky nuk është vetëm një apel. Bashkatdhetarët tanë në kryeqytetin britanik po përgatiten me ...lule për zgjedhjet. “Ngjarjet e reja të krijuara në rrjetet sociale kanë shumë foto, duke sjellë një humor pranveror. Kemi edhe një hartë me të gjitha adresat e qendrave të votimit në Ishull”, na tha Zornitsa, e cila është koordinatore për zgjedhjet në Ambasadën Bullgare në Londër.
“Edhe pse zgjedhjet janë një ngjarje zyrtare, ne duhet të gjejmë edhe të bukurën. Prandaj, në vend të flamujve tipikë për të paralajmëruar ngjarjen në rrjetet sociale, ne përdorëm bukurinë e luleve. Është pranverë, kështu që të gjithë duhet të zgjohemi dhe të bëjmë diçka ndryshe. Shumica e pjesëmarrësve të seksioneve zgjedhore bënë vërtet shumë përpjekje për të mësuar rreth materialeve zgjedhore, duke u larguar për një kohë nga familjet e tyre për të marrë pjesë në organizim dhe sigurisht, për të organizuar qendrat e votimit. Kjo kohë është pjesë e jetës sonë dhe për këtë kemi vendosur ta bëjmë edhe më të bukur. Ftojmë të gjithë njerëzit të dalin me pozitivitet të dielën dhe ta bëjnë atë një event të bukur!”
Për lehtësinë e bullgarëve që ndodhen në territorin e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, është përgatitur një hartë me të 102 adresat e qendrave të votimit atje. Në pesë ditët e para të krijimit, ajo pati afro 12,000 vizitorë. A flet kjo për interesim dhe aktivitet të madh në procesin politik tek bullgarët në Britaninë e Madhe?
„Po - Zornitsa është kategorike. - Fillimisht menduam se nuk do të kishte interes, por pasi bëmë hartën dhe ngjarjet në rrjetet sociale, vumë re se në fakt njerëzit në heshtje po shikojnë se ku do të jetë seksion