Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Shqipëria nënshkruan një marrëveshje për sigurimet shoqërore

Foto: mlsp.government.bg

Ministri social bullgar Llazar Llazarov dhe ministrja shqiptare e financave Delina Ibrahimaj nënshkruan një marrëveshje për sigurimet shoqërore. Dokumenti ndërkombëtar rregullon sigurimin e shtetasve të Bullgarisë dhe Shqipërisë kur punojnë në të dy vendet. Gjithashtu, garanton të drejtat e tyre të sigurimit dhe specifikon kushtet për dhënien dhe pagesën e llojeve të ndryshme të pensioneve. Për të hyrë në fuqi, marrëveshja duhet të ratifikohet nga Kuvendi Popullor. Ambasadorja Donika Hoxha, e cila asistoi në nënshkrim, tha se në Bullgari janë 500 shtetas shqiptarë me qëndrim të përhershëm dhe rreth 300 studentë.


Më shumë nga rubrika

Festivali Ndërkombëtar i Bandave Ushtarake dhe Artizanatit në Veliko Tërnovo

Me Festivalin Ndërkombëtar të Bandave Ushtarake dhe Festivalin e Artizanateve në Çarshinë e Samovës, në Veliko Tërnovo fillojnë festimet kushtuara 115 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë. Këtë e njoftoi korrespondentja e BNR Zdravka..

botuar më 23-09-20 7.20.PD
Andrej Stefanov, foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës / BTA

Për herë të parë Bullgaria ka një kampion në Olimpiadën Evropiane të Informatikës

Nxënësi i klasës së tetë, Andrej Stefanov nga Shkolla e Parë e Mesme Matematikore Private në Sofje fitoi një medalje të artë në Olimpiadën Evropiane për Rininë (EJOI) në Gjeorgji. Ai fitoi vendin e parë në një konkurs me 92 pjesëmarrës nga 24 vende,..

botuar më 23-09-19 11.44.PD

Kujdes, ariu! Takimet e grabitqarit me popullsinë vendase po bëhen gjithnjë e më të shpeshta

Ariu ka nevojë për qetësinë e pyjeve të egra. Në këtë drejtim, Parku Kombëtar i Ballkanit Qendror dhe rrethinat e tij ofrojnë kushte të mrekullueshme për këtë kafshë grabitqare. Mirëpo, kohët e fundit janë bërë më të shpeshta rastet kur arinjtë..

botuar më 23-09-18 1.10.MD