Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompania shtetërore e qumështit po zgjeron tregun e saj me çmime të ulëta

Foto: BGNES

Produktet e kompanisë së qumështit “LB Bulgaricum” hyjnë në rrjetin tregtar të Bashkimit Qendror të Kooperativës në të gjithë vendin dhe do të ofrohen me çmime të përhershme të ulëta. Marrëveshja për këtë u arrit sot ndërmjet kompanisë shtetërore dhe bashkimit të kooperativës në zbatim të politikës shtetërore për kontrollin e inflacionit të ushqimit, njoftoi ministri i ekonomisë, Nikolla Stojanov. "Kompania shtetërore zbaton absolutisht të gjitha rregullat e prodhimit. Ajo punon vetëm me lëndë të parë bullgare, me tharme bullgare. Produktet cilësore mund të arrijnë tek konsumatorët bullgarë me një çmim të mirë", theksoi ministri. Aktualisht, produktet e qumështit të kompanisë shiten me çmime të ulëta vetëm në 11 dyqanet e saj. Nëpërmjet marrëveshjes, ato do të jenë të disponueshme me të njëjtat çmime në rreth 3500 pika tregtare të bashkimit të kooperativës.

Më shumë nga rubrika

Bogdan Bogdanov

Ka rritje të investimeve të huaja

“Në vitin 2022, eksporti i prodhimit të armëve nga Bullgaria u rrit me 200%. Vlera e tyre është më shumë se 1.6 miliardë euro. Rritja e të ardhurave është 220% krahasuar me vitin 2020”, tha për BNT ministri i ekonomisë Bogdan Bogdanov. Viti 2022..

botuar më 23-07-17 11.11.PD
Dimitër Radev

1 janari 2025 është një datë e mundshme për hyrjen e Bullgarisë në Eurozonë

1 janari 2025, nëse bëhen përpjekje, është një datë e mundshme dhe reale që Bullgaria të bëhet anëtare e Eurozonës. Këtë e tha guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev, në një seancë dëgjimore në parlament. Sipas tij, BNB dhe..

botuar më 23-07-13 6.09.MD

Buxheti 2023 kaloi në lexim të parë në Kuvendin Popullor

Kuvendi Popullor miratoi në lexim të parë buxhetin e shtetit për vitin 2023 me 156 vota “pro”. Mbështetja erdhi nga deputetët e GERB-SDS, PP-DB dhe DPS, përderisa “BSP për Bullgarinë”, “Vëzrazhdane” dhe “Ka një popull të tillë” ishin kundër. “Ky..

botuar më 23-07-12 6.41.MD