Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompania shtetërore e qumështit po zgjeron tregun e saj me çmime të ulëta

Foto: BGNES

Produktet e kompanisë së qumështit “LB Bulgaricum” hyjnë në rrjetin tregtar të Bashkimit Qendror të Kooperativës në të gjithë vendin dhe do të ofrohen me çmime të përhershme të ulëta. Marrëveshja për këtë u arrit sot ndërmjet kompanisë shtetërore dhe bashkimit të kooperativës në zbatim të politikës shtetërore për kontrollin e inflacionit të ushqimit, njoftoi ministri i ekonomisë, Nikolla Stojanov. "Kompania shtetërore zbaton absolutisht të gjitha rregullat e prodhimit. Ajo punon vetëm me lëndë të parë bullgare, me tharme bullgare. Produktet cilësore mund të arrijnë tek konsumatorët bullgarë me një çmim të mirë", theksoi ministri. Aktualisht, produktet e qumështit të kompanisë shiten me çmime të ulëta vetëm në 11 dyqanet e saj. Nëpërmjet marrëveshjes, ato do të jenë të disponueshme me të njëjtat çmime në rreth 3500 pika tregtare të bashkimit të kooperativës.

Më shumë nga rubrika

Depoja e gazit “Çiren” tashmë është mbi 90% e mbushur

Depoja e vetme e gazit në Bullgari “Çiren” tashmë është e mbushur me mbi 90% të kapacitetit të saj të magazinimit teknik. Sipas drejtorit ekzekutiv të operatorit të gazit “Bullgartransgaz” Vlladimir Malinov, për herë të parë në historinë e funksionimit..

botuar më 23-08-18 1.51.MD

Fillon një studim mbi zhvillimin e tregut të hidrogjenit në Bullgari

Sipas planit REPowerEU të Komisionit Evropian për dekarbonizimin, Kompania Shtetërore “Bullgartransgaz” po fillon një studim tregu jodetyrues për të kërkuar kapacitetin e transferimit të hidrogjenit. Kompania informon të gjithë pjesëmarrësit..

botuar më 23-08-17 1.53.MD

8.5% është inflacioni vjetor i muajit korrik

Në korrik 2023, inflacioni mujor i matur me indeksin e çmimeve të konsumit ishte 0.9% krahasuar me muajin paraardhës, dhe inflacioni vjetor për korrikun 2023 krahasuar me korrikun 2022 ishte 8.5%. Në korrik 2023, krahasuar me muajin paraardhës, rritja..

botuar më 23-08-16 3.55.MD