Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompania shtetërore e qumështit po zgjeron tregun e saj me çmime të ulëta

Foto: BGNES

Produktet e kompanisë së qumështit “LB Bulgaricum” hyjnë në rrjetin tregtar të Bashkimit Qendror të Kooperativës në të gjithë vendin dhe do të ofrohen me çmime të përhershme të ulëta. Marrëveshja për këtë u arrit sot ndërmjet kompanisë shtetërore dhe bashkimit të kooperativës në zbatim të politikës shtetërore për kontrollin e inflacionit të ushqimit, njoftoi ministri i ekonomisë, Nikolla Stojanov. "Kompania shtetërore zbaton absolutisht të gjitha rregullat e prodhimit. Ajo punon vetëm me lëndë të parë bullgare, me tharme bullgare. Produktet cilësore mund të arrijnë tek konsumatorët bullgarë me një çmim të mirë", theksoi ministri. Aktualisht, produktet e qumështit të kompanisë shiten me çmime të ulëta vetëm në 11 dyqanet e saj. Nëpërmjet marrëveshjes, ato do të jenë të disponueshme me të njëjtat çmime në rreth 3500 pika tregtare të bashkimit të kooperativës.

Më shumë nga rubrika

Bullgaria renditet e dyta në BE ndër vendet me borxhin më të ulët

Bullgaria ruan vendin e dytë në BE mes vendeve me borxhin më të ulët, sipas të dhënave më të fundit zyrtare të Eurostat-it nga korriku 2023, njoftoi Ministria e Financave. Në fund të tremujorit të parë të vitit 2023, raporti i borxhit të sektorit..

botuar më 23-10-16 6.43.MD

Inflacioni në Bullgari vazhdon të ngadalësohet në shtator

Inflacioni vjetor në Bullgari u ngadalësua në 6.3% në shtator nga 7.7% një muaj më parë, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Ky është inflacioni më i ulët i raportuar në vend që nga tetori 2021. Nga fillimi i vitit deri në shtator, inflacioni..

botuar më 23-10-16 1.19.MD
Foto: BTA

Pse kultivuesit e rrushit në Bullgari janë të destinuar të falimentojnë?

"Vreshtaria në Bullgari po vdes për shkak të paaftësisë suaj" - kështu shkruajtën vreshtarët dhe verëtarët në mitingun e tyre protestues në muajin mars në Sofje. Shpresa e tyre ishte që Zyra Shtetërore të merrte më pas masa për të përmirësuar gjendjen e..

botuar më 23-10-12 7.15.PD