Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do të kërkojë ndryshimin e rregullores për importin e grurit nga Ukraina

Ministri i bujqësisë në detyrë Javor Geçev
Foto: BGNES

Bullgaria, së bashku me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian, do t'i dërgojnë një letër Komisionit Evropian duke kërkuar ndryshime në rregulloren evropiane në lidhje me importin pa taksa të mallrave me origjinë bujqësore nga Ukraina. Kjo u bë e qartë pas takimit të sotëm të presidentit Rumen Radev me përfaqësuesit e Shoqatës Kombëtare të Prodhuesve të Drithërave. Në bisedime morën pjesë edhe ministrat e bujqësisë dhe të ekonomisë në detyrë. Protestat e prodhuesve të drithërave vazhdojnë edhe më 31 mars. Sipas llogaritjeve të tyre, humbjet e tyre aktualisht janë rreth 50 milionë euro. 16 milionë euro është ndihma e premtuar evropiane.

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 21 shtatorin 2023

Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët, por pas mesnate do të ketë vranësira të ulëta ose mjegull mbi Bullgarinë Perëndimore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 14 deri në 19 gradë. Të enjten mbi Bullgarinë Perëndimore dhe..

botuar më 23-09-20 7.15.MD

U nënshkrua memorandumi mes qeverisë dhe fermerëve

Në Këshillin e Ministrave është firmosur memorandumi mes qeverisë dhe fermerëve. "Pas një fillimi të rremë, gjëja e rëndësishme është që arritëm sukses," tha me shaka kryeministri Nikollaj Denkov në një konferencë pas nënshkrimit. “Me negociata të..

botuar më 23-09-20 6.42.MD
Admirali Emill Eftimov

Luftanijet ruse janë tërhequr nga zona bullgare në Detin e Zi

Aktualisht nuk ka prani të luftanijeve ruse në zonën ekonomike bullgare në Detin e Zi. Kështu ka thënë shefi i mbrojtjes, admirali Emill Eftimov. Sipas tij, forcat ruse janë tërhequr pas veprimeve parandaluese të marinës bullgare dhe NATO-s. “E..

botuar më 23-09-20 6.21.MD