Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 1 prillin

Temperaturat do të arrijnë deri në 23 gradë, në vendet më të larta do të bjerë borë

Foto: BGNES

Nesër, më 1 prill, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5° dhe 10°, në Sofje rreth 7°. Para mesditës kryesisht në veriperëndim të Bullgarisë do të ketë reshje shiu, ndërsa pasdite do të ketë reshje shiu edhe në pjesën tjetër të vendit. Në mbrëmje, në disa vende reshjet do të jenë intensive dhe të shoqëruara me bubullima. Moti do të mbetet i ngrohtë me temperatura maksimale ndërmjet 18° dhe 23°, në Sofje rreth 18°.

Mbi malet vranësira do të jetë e konsiderueshme, pas mesditës në shumë vende me reshje, mbi 2200 m - me borë. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 14°, në 2000 m - rreth 6°.

Temperaturat maksimale në Detin e Zi do të jenë ndërmjet 18° dhe 22°, 12°-15° në veri të Kepit të Kaliakras. Temperatura e ujit të detit do të jetë 8-9°.

Moti jashtë Bullgarisë:

Në Londër temperatura maksimale do të jetë 12 gradë, në Paris – 14, në Madrid dhe Bukuresht – 20, në Berlin – 11, në Vjenë dhe Beograd – 15, në Romë – 18, në Stamboll – 19, në Athinë – 22.

Në Nju Jork dhe Buenos Aires, temperatura maksimale do të arrijë 21 gradë, në Los Anxhelos - 22, në Çikago - 7, në Montreal - 12, në Vankuver - 9, në Rio de Zhaneiro - 32, në Jerusalem - 17, në Dubai. - 31.

Përktheu dhe publikoi: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Negociatat me minatorët dhe energjetikët protestues do të jenë në parlament

Bllokimi i rrugëve nga minatorët dhe energjetikët protestues vijojnë për të pestën ditë. Ata i bënë 6 kërkesa autoriteteve ,  duke përfshirë tërheqjen e planeve territoriale të paraqitura në Komisionin Evropian për një tranzicion të drejtë të..

botuar më 23-10-03 8.56.PD
Kisha Ruse

Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare do të diskutojë rastin me Kishën Ruse

Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare mblidhet sot për të diskutuar rastin me kishën “Shën Nikollaj Mirlikijski” të kryeqytetit, e njohur si Kisha Ruse. Tempulli u mbyll nga Ambasada Ruse në vendin tonë pasi vendi ynë dëboi tre priftërinj të..

botuar më 23-10-03 7.05.PD

Parashikimi i motit për 3 tetorin

Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në bregun jugor të Detit të Zi deri në 18°, në Sofje – 9°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Temperatura maksimale do të jetë nga 22 në 27°, në kryeqytet - 23°. Do të..

botuar më 23-10-02 7.15.MD